Viktimat e Bio Mulakut ftohen të lajmërohen në Polici

Viktimat e Nazmi Mulakut, të njohur me emrin e biznesit ‘Bio Mulaku’, janë ftuar të paraqiten në Polici. Ftesën ua ka bërë sot Prokuroria Themelore e Mitrovicës, e cila u ka bërë thirrje atyre që të japin deklaratë në cilësinë e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve. “Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave […]

Viktimat e Bio Mulakut ftohen të lajmërohen në Polici
viktimat-e-bio-mulakut-ftohen-te-lajmerohen-ne-polici

viktimat-e-bio-mulakut-ftohen-te-lajmerohen-ne-polici

Viktimat e Nazmi Mulakut, të njohur me emrin e biznesit ‘Bio Mulaku’, janë ftuar të paraqiten në Polici.

Ftesën ua ka bërë sot Prokuroria Themelore e Mitrovicës, e cila u ka bërë thirrje atyre që të japin deklaratë në cilësinë e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga personat me iniciale N.M, dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.

‘Bio Mulaku’ është arrestuar në Vushtrri bashkë me një person tjetër të martën, nën dyshimin për veprimtari të kundërligjshme mjekësore dhe mashtrim.