Deputeti i VV-së: Faton Hajrizi është kriminel, Kosova i ka lajmëruar shtetet fqinje për ikjen e tij

Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e një polici serb në Serbi, është kriminel që ka ikur nga burgu. Rexhaj u shpreh se rasti i Hajrizit është rast i izoluar dhe se nuk mund të përdoret për qëllime politike. “Ai është një rast i izoluar, është një person i […]

Deputeti i VV-së: Faton Hajrizi është kriminel, Kosova i ka lajmëruar shtetet fqinje për ikjen e tij
deputeti-i-vv-se:-faton-hajrizi-eshte-kriminel,-kosova-i-ka-lajmeruar-shtetet-fqinje-per-ikjen-e-tij

deputeti-i-vv-se:-faton-hajrizi-eshte-kriminel,-kosova-i-ka-lajmeruar-shtetet-fqinje-per-ikjen-e-tij

Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e një polici serb në Serbi, është kriminel që ka ikur nga burgu.

Rexhaj u shpreh se rasti i Hajrizit është rast i izoluar dhe se nuk mund të përdoret për qëllime politike.

“Ai është një rast i izoluar, është një person i vetëm. Është një kriminel që ka ikë prej burgu, ka kërcënu zyrtar të institucioneve. Nëse krahasohet me Banjksën, ka qenë sulm i organizuar, i argumentuar e analizuar nga agjencitë tona të inteligjencës”, tha ai.

Rexhaj tha se institucionet e Kosovës i kanë lajmëruar disa shtete fqinje për ikjen e Faton Hajrizit dhe rrezikut potencial nga ai.

“Institucionet e Kosovës, me informacionet që i kam. Kur ka ikë ky prej burgu, i ka lajmëru shtetet fqinje se mund të ju vij nga dera. E kemi kry obligimin tonë, ne nuk jemi në Interpol, kemi dështu me u anëtarësu, rasti është i qartë”, u shpreh ai.