Deputetja e AAK-së: Veç Lëvizja Vetëvendosje mundet të  gënjejë pa u skuqë e pa e menduar dy herë

Albana Bytyqi, deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  në një prononcim për Front Online   kritikoi ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për deklaratat e saj mbi nivelin e papunësisë në Kosovë. Ajo e quajti të papranueshme që një parti të gënjejë publikisht, duke cituar një papunësi prej 4%, ndërsa të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës […]

Deputetja e AAK-së: Veç Lëvizja Vetëvendosje mundet të  gënjejë pa u skuqë e pa e menduar dy herë
deputetja-e-aak-se:-vec-levizja-vetevendosje-mundet-te -genjeje-pa-u-skuqe-e-pa-e-menduar-dy-here

deputetja-e-aak-se:-vec-levizja-vetevendosje-mundet-te -genjeje-pa-u-skuqe-e-pa-e-menduar-dy-here


Albana Bytyqi, deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  në një prononcim për Front Online   kritikoi ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për deklaratat e saj mbi nivelin e papunësisë në Kosovë. Ajo e quajti të papranueshme që një parti të gënjejë publikisht, duke cituar një papunësi prej 4%, ndërsa të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë një normë prej 10.7% për vitin 2023.

“Veç Lëvizja Vetëvendosje mundet me pas këtë guxim që më gënjye pa u skuq e pa e mendu dy herë se çka po thotë e deklaron”, tha Bytyqi.

Ajo e quajti këtë një ofendim të rëndë për qytetarët, duke theksuar se manipulimi i shifrave e pengon përpjekjen për një kuptim të qartë të situatës ekonomike.

“Është shumë ofenduese për qytetarët që duke publikuar shifra të tilla, i bën të gjithë injorantë, që nuk dinë e kuptojnë gjë, dhe nuk e kanë sensin e vërtetë të realitetit në të cilin jetojnë. Kjo është shumë e rëndë dhe jo veç një manipulim i shifrave që aspak nuk janë tregues real”, u shpreh Bytyqi.

Në përfundim, Bytyqi bëri thirrje për një ndryshim të vërtetë më 9 shkurt, duke shpresuar se kjo datë do të shërbejë si një pikë kthese për ndëshkimin e një qeverisjeje që ka dështuar në përmbushjen e premtimeve dhe ka dëmtuar zhvillimin e vendit.

“Unë dua dhe uroj që kjo të jetë një thirrje për qytetarët që 9 shkurti të jetë datë e ndryshimit, datë e ndëshkimit, pasi kjo parti e ka dëshmuar që është veç e dëmshme për vendin”, përfundoi deputetja Bytyqi.