Deri nesër kanë afat partitë politike që të ngritin çështje shtesë për datën e zgjedhjeve

Partitë politike në vend deri nesër e kanë afatin e fundit për të dërguar ndonjë çështje shtesë për vendosjen e datës së zgjedhjeve nacionale, pos diskutimeve dhe propozimeve që patën me presidenten Vjosa Osmani javë më parë. Në një konferencë për media, presidentja Osmani tha se kur t’i marrin të gjitha këto çështje shtesë, nga […]

Deri nesër kanë afat partitë politike që të ngritin çështje shtesë për datën e zgjedhjeve
deri-neser-kane-afat-partite-politike-qe-te-ngritin-ceshtje-shtese-per-daten-e-zgjedhjeve

deri-neser-kane-afat-partite-politike-qe-te-ngritin-ceshtje-shtese-per-daten-e-zgjedhjeve

Partitë politike në vend deri nesër e kanë afatin e fundit për të dërguar ndonjë çështje shtesë për vendosjen e datës së zgjedhjeve nacionale, pos diskutimeve dhe propozimeve që patën me presidenten Vjosa Osmani javë më parë.

Në një konferencë për media, presidentja Osmani tha se kur t’i marrin të gjitha këto çështje shtesë, nga nesër do të ulet me kabinetin e saj të punojë për vendosjen e datës së zgjedhjes.

“Ju kemi dhënë partive kohë deri në fund të kësaj që të ngritin ndonjë çështje shtesë që nuk e kanë ngritur atë ditë, pra do të kemi kohë nesër deri në fund të orarit nëse kanë vlerësime shtesë dhe pastaj pasi të përfundon orari, ulemi i dëgjoj vlerësimet e kabinetit tim”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv