Detaje të reja nga konflikti Sekiraqa-Capat/ Policia tregon se çfarë gjeti në vendin ku u vra Premtim Gashi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja nga vendi i krimit të së dielës mbrëma ku mbeti i vrarë një person ( Premtim Gashi) dhe u plagosen pesë të tjerë. Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në rrugën ku ndodhën të shtënat me armë mes familjes Sekiraqa dhe Gashi, që njihet si […]

Detaje të reja nga konflikti Sekiraqa-Capat/ Policia tregon se çfarë gjeti në vendin ku u vra Premtim Gashi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja nga vendi i krimit të së dielës mbrëma ku mbeti i vrarë një person ( Premtim Gashi) dhe u plagosen pesë të tjerë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në rrugën ku ndodhën të shtënat me armë mes familjes Sekiraqa dhe Gashi, që njihet si familja “Capat” janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishek.

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 01.09.2024-22:04. Lidhur me rastin, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishek. Rasti është duke u hetuar.”, shkruan raporti i policisë.