Autoritetet e Mamushës ankohen në MASHTI për çmimet e larta të librave shkollorë në gjuhën turke

Autoritetet komunale të Mamushës përmes një shkrese adresuar te Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë kërkuar që nxënësit e komunitetit turk të mos diskriminohen lidhur me subvencionet për blerjen e teksteve shkollore. Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Tyrker Mazrek përmes kryetarit të Komunës, Abdylhadi Krasniç ka adresuar një kërkesë te ministrja Arbërie […]

Autoritetet e Mamushës ankohen në MASHTI për çmimet e larta të librave shkollorë në gjuhën turke
autoritetet-e-mamushes-ankohen-ne-mashti-per-cmimet-e-larta-te-librave-shkollore-ne-gjuhen-turke

autoritetet-e-mamushes-ankohen-ne-mashti-per-cmimet-e-larta-te-librave-shkollore-ne-gjuhen-turke

Autoritetet komunale të Mamushës përmes një shkrese adresuar te Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë kërkuar që nxënësit e komunitetit turk të mos diskriminohen lidhur me subvencionet për blerjen e teksteve shkollore.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Tyrker Mazrek përmes kryetarit të Komunës, Abdylhadi Krasniç ka adresuar një kërkesë te ministrja Arbërie Nagavci për gjetjen e zgjidhjes lidhur me këtë çështje.

“Komuna e Mamushës, e cila me shumicën e popullsisë i përket komunitetit turk ka vështirësi në sigurimin e librave në gjuhën turke. Në treg nuk janë të përfshira të gjitha librat në gjuhën turke, ndërsa librat ekzistues janë me çmime shumë më të larta sesa shuma e subvencionuar e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore. Pra, shumë e subvencionimit për tekste shkollore nuk arrin në sigurimin e të gjitha librave”, ka shkruar ai në kërkesë.

Tutje ka theksuar se çmimet e librave kanë dallime dhe se kjo nënkupton diskriminim për pjesëtarët e komunitetit turk.

“Prandaj kërkojmë nga ana juaj që të keni parasysh këtë ngjarje që të mos ketë dallime në treg tek çmimet e librave ndërmjet gjuhës turke dhe gjuhës shqipe. Derisa paralelja shqiptare nuk ka problem me çmimin e librave për të siguruar librat me shumën e subvencionuar nga MASHT, ndërsa paralelja turke ka problem, kjo do të thotë diskriminim për ne si komunitet turk që të mos arrijmë të sigurojmë librat me shumën e subvencionuar”, është shprehur Mazrek.

Dërgimin e kësaj kërkese e ka bërë publike kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniç, i cili ka theksuar se kjo shkresë zyrtare është dërguar për shkak të problemeve që po hasin nxënësit e komunitetit turk të shkollës fillore “Anadolu” në Mamushë, por edhe ata të shkollave tjera.