Sveçla pas mbylljes së tri pompave në veri: Damari i Gazpromit rus s’ka vend në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas mbylljes së tri pompave të derivateve në veri të vendit, ku dy ishin në Zubin Potok e një në Mitrovicën e Veriut. Sveçla tha se shkelësit e ligjeve dhe rregullova të Kosovës si “Nis Petrol”, e që sipas tij, është damar i Gazpromit rus, nuk […]

Sveçla pas mbylljes së tri pompave në veri: Damari i Gazpromit rus s’ka vend në Kosovë
svecla-pas-mbylljes-se-tri-pompave-ne-veri:-damari-i-gazpromit-rus-s’ka-vend-ne-kosove

svecla-pas-mbylljes-se-tri-pompave-ne-veri:-damari-i-gazpromit-rus-s’ka-vend-ne-kosove

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas mbylljes së tri pompave të derivateve në veri të vendit, ku dy ishin në Zubin Potok e një në Mitrovicën e Veriut.

Sveçla tha se shkelësit e ligjeve dhe rregullova të Kosovës si “Nis Petrol”, e që sipas tij, është damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Kosovë.

“Krimi në veri të vendit ka qenë i thellë, i organizuar dhe i papenguar sheshazi gjithë këto vite. Në kontrast me përvojën e hidhur për më shumë se dy dekada kemi dëshmuar se sundimi i rendit dhe ligjit është i mundshëm kudo nëpër Republikën tonë”.

“Policia e Kosovës sot ka asistuar AKP-në në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pas konfirmimit se ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve të cilat i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Sveçla.

Më tej, ai tha se epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon.

“Për shtetin dhe qytetarët pa dallim do të bëjmë gjithçka, për keqpërdoruesit ballafaqim me ligjin. Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si ‘’Nis Petrol’’, damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës”, shkroi ai.