KFOR-i realizon trajnime për evakuim mjekësor në Kampin Novo Selo

Ushtarët polakë dhe amerikanë në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO zhvilluan aktivitete trajnuese për të testuar procedurat e evakuimit mjekësor në Kampin Novo Selo. Kjo u bë e ditur në njoftimin e KFOR-it, në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook. “Sot, ushtarët polakë dhe amerikanë të caktuar në Komandën […]

KFOR-i realizon trajnime për evakuim mjekësor në Kampin Novo Selo
kfor-i-realizon-trajnime-per-evakuim-mjekesor-ne-kampin-novo-selo

kfor-i-realizon-trajnime-per-evakuim-mjekesor-ne-kampin-novo-selo

Ushtarët polakë dhe amerikanë në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO zhvilluan aktivitete trajnuese për të testuar procedurat e evakuimit mjekësor në Kampin Novo Selo.

Kjo u bë e ditur në njoftimin e KFOR-it, në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

“Sot, ushtarët polakë dhe amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO zhvilluan aktivitete trajnuese për të testuar procedurat e evakuimit mjekësor në Kampin Novo Selo”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë.

KFOR-i thotë se vepron si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX), të cilët janë respektivisht reaguesit e parë dhe të dytë të sigurisë.