Vitia: 7 vjetët e fundit që shifra e ikjes së mjekëve është ulur

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifrat e ikjes së mjekeve janë ulur. Vitia i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se nga ikja e mjekëve do të kolapsojë sistemi shëndetësor. Ai ka akuzuar Haxhiun për shpifje. “Në 7 […]

Vitia: 7 vjetët e fundit që shifra e ikjes së mjekëve është ulur
vitia:-7-vjetet-e-fundit-qe-shifra-e-ikjes-se-mjekeve-eshte-ulur

vitia:-7-vjetet-e-fundit-qe-shifra-e-ikjes-se-mjekeve-eshte-ulur

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifrat e ikjes së mjekeve janë ulur.

Vitia i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se nga ikja e mjekëve do të kolapsojë sistemi shëndetësor. Ai ka akuzuar Haxhiun për shpifje.

“Në 7 vjetët e fundit është hera e parë që shifra e ikjes së mjekëve është ulur”, tha Vitia në Kuvend.

“[Bekim Haxhiu] Tha se statuti i SHSKUK-së po i mbyll disa shërbime e ne, qytetarë të nderuar, çdo ditë po hapim shërbime të reja dhe kjo është një e pavërtetë e radhës. Tha për mungesë të barnave, që situata kurrë s’ka qenë më keq, është një e pavërtetë tjetër. Në Kosovën e pasluftës kurrë më shumë s’kanë qenë të furnizuara QKUK dhe spitalet rajonale. Sa i përket marrjes së shtretërve në Pediatri është një e pavërtetë tjetër. Ne i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet që kemi nëse nuk shfrytëzohen nëpër klinika”, tha Vitia.