Mbi 6 mijë qytetarë konvertuan patentë shoferët nga ilegalet në RKS

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegalet në ato të Republikës së Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha  se deri dje janë konvertuar 6016 patentë shoferë. “Në Leposaviq janë konvertuar 1832 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 1462, në Zubin Potok 911, në Zveçan […]

Mbi 6 mijë qytetarë konvertuan patentë shoferët nga ilegalet në RKS
mbi-6-mije-qytetare-konvertuan-patente-shoferet-nga-ilegalet-ne-rks

mbi-6-mije-qytetare-konvertuan-patente-shoferet-nga-ilegalet-ne-rks

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegalet në ato të Republikës së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha  se deri dje janë konvertuar 6016 patentë shoferë.

“Në Leposaviq janë konvertuar 1832 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 1462, në Zubin Potok 911, në Zveçan 1105, në Graçanicë 209, në Kamenicë 93, në Shtërpcë 65, në Gjilan 46 etj”, tha ai për RTKlive.

Ministra e Punëve të Brendshme e Kosovës e ka zgjatur afatin për konvertimin e patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Republikës së Kosovës deri më 23 gusht.

Ministri Xhelala Sveçla ka deklaruar se vendimi për shtyrje të konvertimit të patentë shoferëve ka ardhur pas kërkesës së madhe të serbëve për konvertim.

Por pas dates 23 gusht, është paralajmëruar se policia do të marrë masa, duke shqiptuar edhe gjoba.