Njëzet persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi i një furre në Prishtinë

Njëzet pacientë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i një furre buke në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur të premtën, derisa pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Lajmin e ka bëtë të ditur Policia e Kosovës. “Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre”, thuhet në […]

Njëzet persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi i një furre në Prishtinë
njezet-persona-dyshohet-se-u-helmuan-nga-ushqimi-i-nje-furre-ne-prishtine

njezet-persona-dyshohet-se-u-helmuan-nga-ushqimi-i-nje-furre-ne-prishtine

Njëzet pacientë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i një furre buke në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur të premtën, derisa pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka bëtë të ditur Policia e Kosovës.

“Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se furra është mbyllur dhe rasti është duke u hetuar.

“Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit”, njofton policia.