Szunyog: Krenarë që po mbështesim gjeneratën e ardhshme

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomsh Szunyog ka vizituar vendpunishten ku po ndërtohet Fakulteti i ri i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Prishtinës, i shoqëruar nga përfaqësues të UP-së, UNOPS-it, si dhe nga Ambasadorët e Rinj Evropianë, ku ky objektet do t’u shërbejë më shume se 2,300 studentëve dhe 133 anëtarëve të stafit në pesë […]

Szunyog: Krenarë që po mbështesim gjeneratën e ardhshme
szunyog:-krenare-qe-po-mbeshtesim-gjeneraten-e-ardhshme

szunyog:-krenare-qe-po-mbeshtesim-gjeneraten-e-ardhshme

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomsh Szunyog ka vizituar vendpunishten ku po ndërtohet Fakulteti i ri i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Prishtinës, i shoqëruar nga përfaqësues të UP-së, UNOPS-it, si dhe nga Ambasadorët e Rinj Evropianë, ku ky objektet do t’u shërbejë më shume se 2,300 studentëve dhe 133 anëtarëve të stafit në pesë departamente: matematikë, fizikë, kimi, biologji dhe gjeografi.

Sipas një komunikate për media bëhet e ditur se për ndërtimin e këtij fakultetit BE ka ofruar një grant prej 8.9 milionë eurosh.

“Në muajin shkurt që lamë pas, në këtë vend mora pjesë në ceremoninë  e  vënies së gurthemelit për këtë projekt ambicioz të financuar nga BE-ja. Sot, më bëhet shumë qejfi kur shoh përparim në ndërtim. Investimi i BE-së në këtë projekt nuk ka të bëjë thjesht me ndërtimin e infrastrukturës; ka të bëjë me ndërtimin e një ardhmërie më të ndritur dhe të bazuar në njohuri për Kosovën. Duke përmirësuar standardet e cilësisë në arsimin e lartë, ne jemi krenarë që po mbështesim gjeneratën e ardhshme të shkencëtarëve dhe hulumtuesve të Kosovës”, u shpreh Szunyog.

Në mënyrë që të sigurohet që objekti i ri t’i përmbushë nevojat e arsimit modern dhe punës hulumtuese, përveç financimit të BE-së janë edhe 5 milionë euro shtesë për inventar dhe pajisje laboratorike të ndara nga Universiteti i Prishtinës.

“Mbështetja e BE-së për arsimin në Kosovë shkon përtej thjesht ndërtimit të infrastrukturës. Kjo mbështetje përfshin planifikimin strategjik, përmirësimin e teknologjisë dhe programet e bursave në universitetet evropiane, siç është Young Cell Scheme. Kjo skemë u ofron bursa të rinjve kosovarë për të studiuar në universitetet e shteteve anëtare të BE-së, me mundësinë për të ndjekur më pas karrierën në shërbimin civil dhe për të kontribuar në reformën e administratës publike në Kosovë. Deri më sot, nga këto bursa kanë përfituar 409 studentë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, BE-ja mbështet arsimin, aftësimin, rininë dhe sportin në Evropë, si dhe nxit lëvizshmërinë ndërkombëtare nëpërmjet ERASMUS+.

Nga viti 2015 deri në vitin 2023, institucionet e arsimit të lartë në Kosovë kanë organizuar 9,656 shkëmbime të stafit dhe studentëve, si në Kosovë ashtu edhe jashtë shtetit.