Donjeta Sadiku kalon pengesën e parë në Lojërat Olimpike `24

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku e ka nisur mbarë garën e saj në Lojërat Olimpike “Parisi 24”. Ajo ka mundur boksieren nga Tajlanda, Thananya Somunek në luftën e kategorisë deri në 60 kilogramë. Pas tre raundeve me anë të pikëve, Donjeta arriti fitoren dhe kaloi tutje, pas një raundi të tretë të jashtëzakonshëm. Donjeta Sadiku tani […] The post Donjeta Sadiku kalon pengesën e parë në Lojërat Olimpike `24 appeared first on Albinfo.

Donjeta Sadiku kalon pengesën e parë në Lojërat Olimpike `24

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku e ka nisur mbarë garën e saj në Lojërat Olimpike “Parisi 24”. Ajo ka mundur boksieren nga Tajlanda, Thananya Somunek në luftën e kategorisë deri në 60 kilogramë.

Pas tre raundeve me anë të pikëve, Donjeta arriti fitoren dhe kaloi tutje, pas një raundi të tretë të jashtëzakonshëm.

Donjeta Sadiku tani do ta ketë përballë boksieren kolumbiane Angie Paola Valdes Pana, ndërsa në një çerekfinale potenciale do të boksonte ndaj Kellie Harrington nga Irlanda.

Sadiku ka qenë pjesëmarrëse e olimpiadës edhe në ‘Tokio 2020’ me ftesë të universalitetit.

Deri më tani, Donjeta ka fituar dy medalje të bronzta në evropian dhe botëror, ndërsa synimi i saj është që edhe në këtë edicion të Lojërave Olimpike ta fitojë një tjetër medalje.

The post Donjeta Sadiku kalon pengesën e parë në Lojërat Olimpike `24 appeared first on Albinfo.