Dorëheqjet në bordin e RTK-së, OSBE: Anëtarët dhe drejtori i përgjithshëm të zgjidhen në mënyrë transparente dhe meritore

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) ka reaguar pas dorëheqjeve në bordin e Radio Televizionit të Kosovës. Kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe anëtarëja e bordit, Arta Berisha. të cilët dhanë dorëheqje u përgëzuan nga OSBE-ja për “shërbimin dhe përkushtimin e tyre ndaj transmetuesit publik”. “Misioni respekton vendimet e tyre si […]

Dorëheqjet në bordin e RTK-së, OSBE: Anëtarët dhe drejtori i përgjithshëm të zgjidhen në mënyrë transparente dhe meritore
doreheqjet-ne-bordin-e-rtk-se,-osbe:-anetaret-dhe-drejtori-i-pergjithshem-te-zgjidhen-ne-menyre-transparente-dhe-meritore

doreheqjet-ne-bordin-e-rtk-se,-osbe:-anetaret-dhe-drejtori-i-pergjithshem-te-zgjidhen-ne-menyre-transparente-dhe-meritore

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) ka reaguar pas dorëheqjeve në bordin e Radio Televizionit të Kosovës.

Kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe anëtarëja e bordit, Arta Berisha. të cilët dhanë dorëheqje u përgëzuan nga OSBE-ja për “shërbimin dhe përkushtimin e tyre ndaj transmetuesit publik”.

“Misioni respekton vendimet e tyre si të marra në interes të respektimit të standardeve më të larta të gazetarisë etike dhe të ruajtjes së integritetit të mediumit publik”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Organizata theksoi rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës “për ruajtjen e besimit të publikut në RTK dhe përkushtimin e saj për raportim të paanshëm dhe të përgjegjshëm mediatik dhe transmetim publik”.

“Tashmë është e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës të zgjedhë anëtarët e rinj të bordit të RTK-së si prioritet i lartë sapo të mblidhet sërish, në mënyrë që bordi të funksionojë sërish”, thotë OSBE.

OSBE kërkon që emërimi i anëtarëve të bordit dhe drejtorit të përgjithshëm të RTK-së të jetë “transparent dhe i bazuar qartë në merita”.

RTK-ja momentalisht është pa drejtor të përgjithshëm. Shkumbin Ahmetxhekaj fillimisht dha dorëheqje nga kjo pozita për shkak të presionit politik, siç tha, ndërsa në vendin e tij, Zana Spahiu nuk qëndroi më shumë se disa ditë si ushtruese e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme.