Manifestimi `Ditët e Diasporës` përmbyllet me aktivitete në Podujevë

Manifestimi “Ditët e Diasporës” është përmbyllur me plotë aktivitete në Podujevë. Ngjarje të shumta kulturore e sportive, janë realizuar në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës”. Për më shumë se dy javë, sa ka zgjatur ky Manifestim, qytetarët e Podujevës, e veçmas bashkatdhetarët, kanë përjetuar aktivitete të ndryshme. Manifestimi nisi më 26 korrik me koncertin […]

Manifestimi `Ditët e Diasporës` përmbyllet me aktivitete në Podujevë
manifestimi-`ditet-e-diaspores`-permbyllet-me-aktivitete-ne-podujeve

manifestimi-`ditet-e-diaspores`-permbyllet-me-aktivitete-ne-podujeve

Manifestimi “Ditët e Diasporës” është përmbyllur me plotë aktivitete në Podujevë.

Ngjarje të shumta kulturore e sportive, janë realizuar në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës”.

Për më shumë se dy javë, sa ka zgjatur ky Manifestim, qytetarët e Podujevës, e veçmas bashkatdhetarët, kanë përjetuar aktivitete të ndryshme.

Manifestimi nisi më 26 korrik me koncertin e Shoqërisë Kulturore Artistike “Zahir Pajaziti”, ku qytetarë të shumtë janë argëtuar me tingujt e muzikës popullore.

Për disa ditë qytetarët kanë pasur mundësinë të shohin veshje tradicionale dhe eksponate të ndryshme, kryesisht të trevës së Llapit, në ekspozitën e realizuar në Galerinë e Qytetit. Aty është mbajtur edhe Festivali i poezisë “Valët e Llapit.

Manifestimi “Ditët e Diasporës” e ka hapur edhe edicionin e tretë të Panairit të Librit “Podujeva 2024”. E, në Teatrin “Avdush Hasani” është dhënë shfaqja “Vajza e mbështjellur me flamur”, ndërsa në Kinemanë e hapur janë shfaqur filma të ndryshëm.

Për më shumë se dy javë Sheshi “Katër Dëshmorët” është shndërruar në qendër kulturore e sportive. Aty janë mbajtur edhe dy koncerte të mëdha, njëri me Sabri Fejzullahun e tjetri me Nora Istrefin e Rina Balajn. Në këtë Shesh është mbajtur edhe Festivali për fëmijë “Bëje shqiponjën” dhe kanë performuar nxënësit e Shkollës së Kitarës “Mirela”.

“Gjatë Manifestimit “Ditët e Diasporës” është mbajtur edhe edicioni i tretë i Festivalit Newborn Kosova, i pari i këtij lloji në Podujevë. Ansamble të këngëve dhe valleve të nëntë shteteve të botës kanë defiluar nëpër qytetin e Podujevës me valle e këngë tradicionale të vendeve që përfaqësonin. Ndërsa, manifestimi kryesor është mbajtur në Sheshin “Katër Dëshmorët”, aty ku ansamblet e këtyre shteteve me një performancë të jashtëzakonshme kanë argëtuar publikun. Aktivitetet e Manifestimit “Ditët e Diasporës” janë përmbyllur të mërkurën me finalen e turneut të verës në futsall “Podujevë 2024””, njofton Komuna e Podujevës.