Dy muajt e mjaltit!

Me mesazhet “se askush nuk është mbi ligjin”, pushteti përpiqet të sigurojë opinionin se nuk ka zyrtarë të paprekshëm, duke e vendosur njëkohësisht përgjegjësinë për incidentet në një nivel më The post Dy muajt e mjaltit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Dy muajt e mjaltit!

Me mesazhet “se askush nuk është mbi ligjin”, pushteti përpiqet të sigurojë opinionin se nuk ka zyrtarë të paprekshëm, duke e vendosur njëkohësisht përgjegjësinë për incidentet në një nivel më të ulët

 Disa incidente në periudhën e kaluar kanë acaruar “muajin e mjaltit” të koalicionit qeveritar. Bonusi nga 100 ditët e para të qeverisjes së re, krahas premtimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski për investime ekonomike, disa projekte të mëdha dhe reforma në drejtësi, dalëngadalë po “shpenzohet” edhe me përplasje me opozitën e në veçanti me BDI-në, të cilët kërkojnë mbrojtjen e legjitimitetit përmes një platforme politike. Por edhe me shuarjen e zjarrit në koalicionin qeveritar, i cili spërkatet thuajse çdo ditë nga incidentet, ku një nga aktorët kryesorë dhe kryeparlamentari, Afrim Gashi, nga Koalicioni VLEN. Njohësit e proceseve politike theksojnë se këto incidente në koalicionin qeveritar janë pjesë e folklorit politik. Ata vlerësojnë se e gjithë kjo është një shpërqendrim, duke defokusuar nga problemet shumë më të rëndësishme me të cilat përballet vendi – siç është korrupsioni.

FOLKROL POLITIK

VMRO-DPMNE në pushtet gjatë periudhës së kaluar është përpjekur të qetësojë topin në radhët e koalicionit dhe të fokusohet në zgjidhjen e problemeve të zjarrta në vend. Me mesazhet “se askush nuk është mbi ligjin”, pushteti përpiqet të sigurojë opinionin se nuk ka zyrtarë të paprekshëm, duke e vendosur njëkohësisht përgjegjësinë për incidentet në një nivel më të ulët. Opozita po bën presion për zbardhjen e incidenteve dhe përgjegjësisë politike të kryeparlamentarit Afrim Gashi, për shkak të mos respektimit të procedurave dhe përgjegjësisë në krye të MPB-së.

“Ky është një skandal i madh që nuk nënkupton vetëm keqpërdorim të rëndë të pikës kufitare, por edhe arbitraritet, shkelje të ligjeve dhe vepra të mundshme penale të kryera që ende nuk janë hetuar. Siguria e kufijve tanë është cenuar dhe kontrolli kufitar është pezulluar plotësisht dhe është vënë nën komandën partiake të VLEN-it dhe DPMNE-së. Kjo është e palejueshme dhe e rrezikshme për shtetin anëtar të NATO-s dhe duhet të ketë përgjegjësi”, thanë nga LSDM.

DEFOKUSIM NGA PROBLEMET REALE

Mirëpo, sipas analistit politik Marko Troshanovski, çdo opozitë me çdo kusht kërkon një dozë kritike dhe reagimi ndaj pushtetit në baza javore, sado e (pa)bazuar dhe e rëndësishme të jetë. “Dhe në këtë kuptim, nëse tre apo katër automjete kanë kaluar kufirin, sigurisht që bëhet fjalë për rregulla dhe probleme procedurale dhe është diçka që duhet përmirësuar, por është larg incidenteve dhe skandaleve të rënda. Ka shumë sfida shumë më serioze dhe sinqerisht nuk do ta defokusoja opinionin publik, as debatin e përgjithshëm politik për këtë temë, sepse çështjet shumë më serioze në vend po bien në plan të dytë”, thotë Troshanovski.

Partitë do të mund t’i kundërshtojnë në Parlament argumentet “pro” dhe kundër kryeparlamentarit të ri më 3 shtator, kur pas pushimeve në rend dite do të vihet interpelanca për Afrim Gashin e dorëzuar nga e Majta. “Nuk mendoj se do të ndodhë asgjë. Ato incidente janë margjinale, ne kemi çështje shumë më serioze në vend dhe jemi të prirur që të humbim vëmendjen tonë për gjëra të tilla, ndërsa përmes korrupsionit rrjedhin shumë para”, thotë Troshanovski.

VMRO-DPMNE NUK MBËSHTET INTERPELANCËN NDAJ GASHIT

VMRO-DPMNE-ja nuk do të mbështesë interpelancën për kryeparlamentarin, Afrim Gashi, konfirmoi lideri i partisë Hristian Mickoski. Ai tha se partia nuk sheh arsye për interpelancën e spikerit Gashi. “Mënyra se si sillet si kryetar i Kuvendit, si i udhëheq seancat dhe gjithçka që ndodh atje paraqet sjellje seriozisht të ndryshme nga ajo që ka bërë paraardhësi i tij”, tha Mickoski. Sipas tij, koalicioni LSDM-BDI – E majta, ka motivet e tij pse parashtrojnë një lloj të tillë të interpelancës. “Unë supozoj se ky koalicion dhe politikanët e rangut të Artan Grubit, Talat Xhaferit, Bujar Osmanit dhe Ali Ahmetit janë më të mirë se situata aktuale, por nuk mendoj kështu dhe prandaj nuk do ta mbështesim këtë lloj interpelance” deklaroi Mickoski.

TURBULENCA BRENDA QEVERISË

As partnerët e koalicionit në qeveri nuk po rrjedhin mjaltë e qumësht. Ka kohë që ka dalë në sipërfaqe konflikti mes liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski dhe Koalicionit “VLEN”. Dimitrievski para pak kohësh në një dalje televizive paralajmëroi se do të largohen nga qeveria, pasi partneri i koalicionit “VLEN” ka vendosur flamujt shqiptarë në objektet qeveritare. Topi mes dy palëve u qetësua vetëm përkohësisht. ZNAM këto ditë sërish kritikoi VLEN-in se po tenton të kopjojë BDI-në dhe vazhdon në të njëjtën rrugë duke demonstruar pushtet nga pozita e pushtetit duke shkelur ligjet, pasi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i “goditi” me duke i cilësuar si parti nacionaliste, e cila ka një doktrinë antishqiptare. “Nuk më pëlqen niveli në të cilin komunikon Dimitrievski dhe nuk do të doja ta diskutoja. I kujtoj se para tre vitesh u zgjodh me një numër të madh të votave të shqiptarëve, vitin e ardhshëm po vijnë zgjedhjet e reja lokale, kështu që ndoshta do t’i duhen sërish ata votues”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

MUAJI I HIDHUR I MJALTIT

Ndryshimi i strukturës politike që përfshin elita politike të përziera sipas orientimit politik kontribuon më tej në “muajin e hidhur të mjaltit” të qeverisë, shprehet politologu Marjan Vuçkoviq. Gjithashtu, sipas tij turbullira në masë të madhe shkaktoi edhe ekipimi jo në kohë i kuadrit cilësor që ndodhi në disa nga partitë që janë pjesë e koalicionit.

“Të mos harrojmë se VLEN dhe ZNAM janë kampe të koalicionit politik që si parti të sapoformuara nuk kanë një anëtarësim të qëndrueshëm dhe të ‘verifikuar’ siç ka VMRO-DPMNE-ja, që të mund të mbushin një numër të madh në tre eshalonet e pushtetit politik. Pikërisht për këtë, si dhe mungesa e kuadrove të gatshme, veçanërisht kuadrove profesionale jopartiake në pjesën e protokollit, ishte katalizator i gafave politike dhe deklaratave të pakoordinuara të partnerëve të koalicionit. Natyrisht, pres që situata të tilla të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm deri në stabilizimin e zgjidhjeve ‘të përshtatshme’ kuadro që do të trajnoheshin dhe kualifikoheshin edhe për pozitat, sepse administrata e Maqedonisë në periudhën e kaluar nga pavarësia e deri më sot nuk njeh kuadro profesionale, por vetëm të pranueshëm nga partia. Është pikërisht ky lloj degradimi që sjell pasoja të tilla kur pushtetin e marrin partitë politike që nuk kanë një anëtarësim afatgjatë të qëndrueshëm dhe të cilat janë të detyruara të emërojnë kuadro të kualifikuar në poste politike për shkak se ato ekzistuese nuk janë investuar sipas një mërit sistemi”, ka deklaruar për KOHA, Marjan Vuçkoviq, politolog. (koha.mk)

The post Dy muajt e mjaltit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .