E goditi me makinë një të mitur në Kërçovë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, policia në kërkim të shoferit

Shofer i panjohur, me veturë ka goditur një të mitur me biçikletë në Kërçovë, pas çka i njëjti ka ikur. I mituri është lënduar rëndë dhe po trajtohet në spitalin The post E goditi me makinë një të mitur në Kërçovë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, policia në kërkim të shoferit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

E goditi me makinë një të mitur në Kërçovë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, policia në kërkim të shoferit

Shofer i panjohur, me veturë ka goditur një të mitur me biçikletë në Kërçovë, pas çka i njëjti ka ikur. I mituri është lënduar rëndë dhe po trajtohet në spitalin e Kërçovës. Policia është në kërkim të shoferit.

Në njoftimin e përditshëm të MPB-së thuhet se aksidenti ka ndodhur në mes të ditës, por ende nuk ka informacione për makinën dhe drejtuesin e mjetit.

“Me datë 26.08.2024 në ora 15:35 në stacionin policor të Kërçovës është raportuar se automjeti i pasagjerëve në bulevardin “Osloboduvje” në Kërçovë ka goditur biçikletën e drejtuar nga një i mitur nga Kërçova, pas së cilës shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes”.

“Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Qendrën Mjekësore Kërçovë. Nga ana e ekipit inspektues nga DPB Kërçovë është kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njofton MPB.

The post E goditi me makinë një të mitur në Kërçovë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, policia në kërkim të shoferit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .