E konfirmon Mjekësia Ligjore në Kosovë: Personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi

Zyrtare: Trupi i pajetë në IML është i Faton Hajrizit The post E konfirmon Mjekësia Ligjore në Kosovë: Personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi appeared first on Albinfo.

E konfirmon Mjekësia Ligjore në Kosovë: Personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar se trupi i pajetë që ka ardhur nga Serbia i personit të vrarë në Loznicë, është i Faton Hajrizit.

Drejtori i Departamentit të Laboratorëve Mjeko-Ligjorë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaqi, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit tanimë është identifikuar edhe nga familjarët e tij.

“Mbrëmë rreth orës 1 është pranuar trupi i pajetë, i cili është i Faton Hajrizit. Këtë po e deklarojmë pas urdhrit që është bërë nga Prokuroria, respektivisht nga prokurori përgjegjës. Është identifikuar nga familjarët e rastit në pranimin e mjekut kujdestar”, ka thënë Thaqi, raporton Ekonomia Online.

Hajrizi, që ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.

Pas vrasjes së tij mediat serbe kanë dhënë disa versione se si u lokalizua Hajrizi. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se ai i rezistoi arrestimit duke shkrepur 9 plumba në drejtim të policisë serbe.

 

The post E konfirmon Mjekësia Ligjore në Kosovë: Personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi appeared first on Albinfo.