Mërgimtarit i bëhet vetura shkrumb e hi

Mërgimtarit i prishet pushimi në Kosovë, vetura i bëhet shkrumb e hi The post Mërgimtarit i bëhet vetura shkrumb e hi appeared first on Albinfo.

Mërgimtarit i bëhet vetura shkrumb e hi

Pushimet e një mërgimtari shkuan keq. Kjo pasi që vetura me të cilën ndodhej në pushime është kapluar nga zjarri e tëra. Zjarri që e ka kapluar papritmas atë në autostradën “Ibrahim Rugova”, e ka bërë shkrumb e hi.

Ende s’janë bërë të ditura shkaktarët e zjarrit të BMW-së. Ndërsa me të ndodhur rasti, në vendin e ngjarjes janë parë edhe njësitë emergjente.

Personi të cilit iu dogj vetura lajmëroi se për fat të mirë nuk pati viktima në njerëz, përpos dëmeve materiale.

 

The post Mërgimtarit i bëhet vetura shkrumb e hi appeared first on Albinfo.