E pyesin nëse është ndarë me bashkëshortin, flet Françeska Murati: Dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime

Ndonëse ka muaj që mbaroi Big-Brother, Françeska Murati, është njëra nga ish-banorët e që po komentohet akoma në masë të madhe. Ajo që nga paraqitjet e para në BBVA zuri vend në pjesën e mediave rozë, për shkak të stilit unik e goxha të kushtueshëm. Ndonëse e ruan me fanatizëm e ndan shumë pak nga…

E pyesin nëse është ndarë me bashkëshortin, flet Françeska Murati: Dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime

Ndonëse ka muaj që mbaroi Big-Brother, Françeska Murati, është njëra nga ish-banorët e që po komentohet akoma në masë të madhe.

Ajo që nga paraqitjet e para në BBVA zuri vend në pjesën e mediave rozë, për shkak të stilit unik e goxha të kushtueshëm.

Ndonëse e ruan me fanatizëm e ndan shumë pak nga jeta e saj personale, kjo është pika që ajo komentohet e pyetet më së shumti.

E pyetur së fundmi nëse është ndarë dhe për diferencën në moshë, modelja nuk ka hezituar të sqarojë të gjithën.

“Ku e ke burrin? Jeni ndarë? Sa keni diferencë në moshë?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

Murati tha: “Jemi të dy 29 vjeç dhe kemi tre muaj diferencë. Ne jemi gjithmonë bashkë kudo. Jemi kaq të lumtur sa nuk kemi nevojë t’i tregojmë botës për konfirmimin, dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime në Instagram e kam reale dhe e kam për vete”, u shpreh ajo.

Ajo tutje tregoi se nga jeta e saj personale ndan vetëm për faktin se audienca janë shumë të interesuar.

“Jam e lumtur në jetën e vërtetë. Copëzat e jetës time i ndaj veç se më kërkoni kaq shumë dhe më bëhet qejfi që jeni kaq të interesuar për ne”, përfundoi Murati./Lajmi.net