Edona James publikon këngën e re “Kalle”, vjen me skena provokuese në klip

Ashtu siç ka paralajmëruar, Edona James, ka publikuar ditën e sotme (e diel) këngën e re. “Kalle” mban titullin ky projekt, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 në ndërkohë ka bërë një paraqitje provokuese në klip. Në këtë këngë nuk kanë munguar as thumbat e […]

Edona James publikon këngën e re “Kalle”, vjen me skena provokuese në klip

Ashtu siç ka paralajmëruar, Edona James, ka publikuar ditën e sotme (e diel) këngën e re.

“Kalle” mban titullin ky projekt, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 në ndërkohë ka bërë një paraqitje provokuese në klip.

Në këtë këngë nuk kanë munguar as thumbat e diss-at dhe një të tillë ia ka bërë Kader Kicajt, banores së BBVK me të cilën nuk ruan raporte edhe aq të mira.

“Si me shkel macën”, është një pjesë në këtë projekt që po ashtu u bë viral edhe gjatë kohës së Big Brother.

Sido që të jetë, ky projekt tashmë ndodhet në YouTube, në kanalin e ‘Onima’.

Edona pas reality shou-t është shprehur se do të qëndrojë në Kosovë dhe se do të realizojë disa projekte të reja.