Eksperti i emergjencave: Vështirësi t’i ndalim zjarret – S’kemi zjarrfikës mjaftueshëm e as helikopter

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka thënë se zjarret e fundit në vend, veçanërisht ato në Prevallë, kanë qenë të vështira të lokalizohen, për shkak të numrit të vogël të zjarrfikësve dhe mungesës së pajisjeve. Në një intervistë për Ekonomia Online, Ahmeti ka thënë se shteti duhet të investojë më shumë në resurset humane dhe […]

Eksperti i emergjencave: Vështirësi t’i ndalim zjarret – S’kemi zjarrfikës mjaftueshëm e as helikopter
eksperti-i-emergjencave:-veshtiresi-t’i-ndalim-zjarret-–-s’kemi-zjarrfikes-mjaftueshem-e-as-helikopter

eksperti-i-emergjencave:-veshtiresi-t’i-ndalim-zjarret-–-s’kemi-zjarrfikes-mjaftueshem-e-as-helikopter

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka thënë se zjarret e fundit në vend, veçanërisht ato në Prevallë, kanë qenë të vështira të lokalizohen, për shkak të numrit të vogël të zjarrfikësve dhe mungesës së pajisjeve.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ahmeti ka thënë se shteti duhet të investojë më shumë në resurset humane dhe pajisje të modernizuara të kësaj fushe, veçanërisht para verës, kur edhe rreziku për zjarret është më i lartë.

Në rastet më ekstreme, ai ka thënë se mund t’i kërkohet ndihmë edhe KFOR-it, pasiqë Kosova nuk ka ende asnjë helikopter.

Madje, ai ka shtuar se për parandalimin e zjarreve, duhen edhe fushata vetëdijësuese për qytetarët dhe fshatarët, sepse shpesh herë zjarri i ndezur nga ta, mund të përhapet.

“Viteve të fundit, si dhe muajin e fundit, kemi pasur temperatura shumë të larta në vendin tonë dhe kjo ka bërë që të kemi zjarre të shumta, qoftë zjarre fushore apo zjarre pyjore. Jemi dëshmitarë se ka pasur zjarre të mëdha në rajonin e Prevallës dhe është mjaft e vështirë të lokalizohet nga zjarrfikësit për shkak të resurseve humane të numri të vogël të zjarrfikësve si dhe për shkak të terrenit të papërshtatshëm që gjendet në ato zjarre, andaj kjo e bënë edhe më të vështirë lokalizimin e tyre. Institucionet duhet që me kohë të bëjnë fushata vetëdijësuese edhe të qytetarëve, në mënyrë që ata të mos ndezin zjarre sepse mjafton një shkëndijë e vogël dhe pastaj zjarri të përhapet dhe të kemi dëme të mëdha siç po digjen mijëra hektarë”, ka thënë Ahmeti.

Siç ka thënë ai, një ndër shkaktarët është edhe djegia e kashtës në tokat bujqësore nga fermerët, e cila shkakton zjarre që përhapen për shkak të erërave nëpër pyje. Si pasojë,  ka dëme mjaft të mëdha – rrezikohet flora dhe fauna, ndotet ambienti e kur janë afër vendbanimeve rrezikohet edhe jeta e qytetarëve.

“Këto raste ndodhin gjithmonë në sezonin e verës kur kemi temperatura të larta. Një ndër shkaktarët është edhe djegia e kashtës në tokat bujqësore që e bëjnë fermerët, kjo shkakton pastaj zjarre dhe zjarret përhapen edhe për shkak të erërave nëpër pyje dhe shkaktohen dëme mjaft të mëdha si dhe rrezikohet flora dhe fauna dhe ndotet ambienti e kur janë afër vendbanimeve rrezikohet edhe jeta e qytetarëve”, theksoi ai për EO.

Ahmeti ka shtuar se Ministria e Punëve të Brendshme, përmes agjencionit të menaxhimit të emergjencave, mund të bëjë kërkesë te KFOR-i si reagues i tretë që është në Kosovë, në mënyrë që të ndihmohet me shuarjen e zjarrit nga ajri.

“Sa herë ka pasur temperatura të larta ka pasur edhe zjarre në këto pyje dhe është mjaft e vështirë të lokalizohen për shkak se numri i zjarrfikësve në vendin tonë është mjaft i vogël,mjetet dhe pajisjet e tyre nuk janë në nivelin që do duhej të ishin dhe kjo e bënë edhe më të vështirë shuarjen e këtyre zjarreve nëpër pyje. Gjithmonë para sezonës së verës institucionet duhet të ngritin kapacitetet humane, njerëzore dhe përgatitja me pajisje e në raste më ekstreme kur zjarri nuk mund të shuhet atëherë Ministria e Punëve të Brendshme përmes agjencionit të menaxhimit të emergjencave mund të bëjë kërkesë te KFOR-i si reagues i tretë që është në Kosovë, në mënyrë që të ndihmohet me shuarjen e zjarrit nga ajri. Ende, 25 vite pas luftës Kosova nuk e ka asnjë helikopter të cilin mund ta shfrytëzojë për shuarjen e këtyre zjarreve në pyje”, shtoi ai.

Tutje, ai ka thënë se inicimi i zjarrit që shkakton rrezikim të përgjithshëm qoftë nga pakujdesia apo edhe i qëllimshëm është vepër penale dhe si e tillë  sanksionohet me burgim.

“Edhe qytetarët duhet ta dinë se një shkëndijë e vogël e zjarrit mund të shkaktojë zjarre me përmasa të mëdha, si dhe inicimi i zjarrit që shkakton rrezikim të përgjithshëm qoftë nga pakujdesia apo edhe i qëllimshëm është vepër penale dhe si e tillë  sanksionohet me burgim. Andaj, edhe qytetarët duhet ta dinë se janë duke e shkelur ligjin dhe institucionet në këtë rast duhet të merren më shumë në terren që shkelësit e ligjit të dalin para drejtësisë, dhe të vetëdijesohen se përveç që po shkaktojnë dëme të mëdha, po rrezikohet edhe jeta e vet dhe po shkaktojnë vepër penale”, përfundoi ai. /EO/