Arratisjet e fundit, Sallahu dhe Drejtori i Burgjeve mbajnë sot konferencë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu dhe Drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, do të mbajnë sot konferencë për media lidhur me arratisjet e fundit nga këto institucione. Gazeta Express ka marrë vesh nga burime së mbrëmë është arratisur Ujkan Metaj, i dënuar me 11 vjet burgim. Para një jave është arratisur edhe Faton Hajrizi. Konferenca do […]

Arratisjet e fundit, Sallahu dhe Drejtori i Burgjeve mbajnë sot konferencë
arratisjet-e-fundit,-sallahu-dhe-drejtori-i-burgjeve-mbajne-sot-konference

arratisjet-e-fundit,-sallahu-dhe-drejtori-i-burgjeve-mbajne-sot-konference

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu dhe Drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, do të mbajnë sot konferencë për media lidhur me arratisjet e fundit nga këto institucione.

Gazeta Express ka marrë vesh nga burime së mbrëmë është arratisur Ujkan Metaj, i dënuar me 11 vjet burgim. Para një jave është arratisur edhe Faton Hajrizi.

Konferenca do të mbahet në orën 11:00.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media, e cila do të mbahet në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nesër më 13 korrik 2024, në orën 11:00, për të diskutuar lidhur me dy largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur. Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja”, thuhet në njoftim.

Në arrati ndodhen edhe Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës dhe Marko Roshiq, i dënuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.Atyre u ishte zëvendësuar masa e sigurisë nga mbrojtja në liri në paraburgim por nuk kanë arritur të kapen nga organet e sigurisë.