Vetëvendosje e Kurtit e “djeg” Guxon dhe Alternativën: S’ka koalicion parazgjedhor, i futë në listën e saj

Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me Guxon e Faton Pecit e Donika Gërvallës, si dhe me Alternativën. Dy partitë do të garojnë me listën e VV-së. Kështu ka njoftuar Vetëvendosje përmes një komunikate për media Njoftimi i plotë: Komunikatë e përbashkët Jemi dhe do të jemi bashkë edhe në procesin e […]

Vetëvendosje e Kurtit e “djeg” Guxon dhe Alternativën: S’ka koalicion parazgjedhor, i futë në listën e saj
vetevendosje-e-kurtit-e-“djeg”-guxon-dhe-alternativen:-s’ka-koalicion-parazgjedhor,-i-fute-ne-listen-e-saj

vetevendosje-e-kurtit-e-“djeg”-guxon-dhe-alternativen:-s’ka-koalicion-parazgjedhor,-i-fute-ne-listen-e-saj

Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me Guxon e Faton Pecit e Donika Gërvallës, si dhe me Alternativën. Dy partitë do të garojnë me listën e VV-së.

Kështu ka njoftuar Vetëvendosje përmes një komunikate për media

Njoftimi i plotë:

Komunikatë e përbashkët

Jemi dhe do të jemi bashkë edhe në procesin e ardhshëm zgjedhor

Duke u bazuar në partneritetin e mirë dhe të shëndoshë në mes partnerëve të koalicionit, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Partisë Guxo dhe Partisë Alternativa, njoftojmë opinionin e gjerë, anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë se koalicioni ynë formal i dëshiruar nga të tri partitë tona, nuk ka mundur të procedohet sot formalisht në KQZ, për shkak të afatit të shkurtër ligjor dhe pamundësisë së përmbushjes së disa detyrimeve statutare.

Ne jemi duke punuar intensivisht në hartimin e programit, me të cilin do të shpalosim së bashku ofertën tonë për qytetarët në zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Së bashku synojmë që me votën e qytetarëve të vazhdojmë partneritetin në qeverisjen e ardhshme si dhe punët e mira për Republikën e Kosovës.

 

Prishtinë,
Më 30 gusht 2024