Sistemi i kanalizimit në Rahovec bllokohet nga mbeturinat e gjuajtura (FOTO)

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se sistemi i kanalizimit në qytetin e Rahovecit po përballet me sfida të mëdha për shkak të hedhjes së papërgjegjshme të mbeturinave nga qytetarët. Me anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se ekipet e kësaj kompanie janë detyruar të ndërhyjnë në disa lagje për të […]

Sistemi i kanalizimit në Rahovec bllokohet nga mbeturinat e gjuajtura (FOTO)
sistemi-i-kanalizimit-ne-rahovec-bllokohet-nga-mbeturinat-e-gjuajtura-(foto)

sistemi-i-kanalizimit-ne-rahovec-bllokohet-nga-mbeturinat-e-gjuajtura-(foto)

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se sistemi i kanalizimit në qytetin e Rahovecit po përballet me sfida të mëdha për shkak të hedhjes së papërgjegjshme të mbeturinave nga qytetarët.

Me anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se ekipet e kësaj kompanie janë detyruar të ndërhyjnë në disa lagje për të zhbllokuar rrjetin kryesor të kanalizimit, ku kanë hasur në materiale inerte që nuk duhet të gjendeshin aty.

Kompania bën thirrje për vetëdijesim të qytetarëve, duke theksuar se hedhja e mbeturinave në kanalizime po dëmton rëndë sistemin dhe kërkon që ato të hidhen në shporta të dedikuara për mbeturina.