Euro fuqizohet përballë lekut shqiptar

Në statistikat e publikuara nga Banka e Shqipërisë, euro po këmbehet aktualisht me 100.19 lekë. Këto shifra e paraqesin valutën në pozitë më të fortë përballë lekut shqiptar, ndër nivelet më të larta brenda muajit gusht, shkruan abcnews.al. Gjatë javëve që lamë pas, euro regjistroi një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara në historinë […] The post Euro fuqizohet përballë lekut shqiptar appeared first on Albinfo.

Euro fuqizohet përballë lekut shqiptar

Në statistikat e publikuara nga Banka e Shqipërisë, euro po këmbehet aktualisht me 100.19 lekë.

Këto shifra e paraqesin valutën në pozitë më të fortë përballë lekut shqiptar, ndër nivelet më të larta brenda muajit gusht, shkruan abcnews.al.

Gjatë javëve që lamë pas, euro regjistroi një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara në historinë e kursit të këmbimit, duke i afruar kufirit të 99 lekëve, transmeton albinfo.ch.

Agjentët e kursit të këmbimit e lidhin këtë tendencë forcimi të valutës me faktin se tashmë një pjesë e mirë e emigrantëve, por edhe turistë kanë nisur të largohen nga Shqipëria për shkak të përfundimit të sezonit veror.

 

The post Euro fuqizohet përballë lekut shqiptar appeared first on Albinfo.