Qeveria e Zvicrës propozon ndalimin e Hamasit për pesë vjet

Qeveria zvicerane ka paraqitur në Parlament propozimin e saj për ndalimin e grupit militant palestinez Hamas nga Zvicra për pesë vjet. Ndalimi përfshin gjithashtu organizatat e lidhura me grupin islamik. Propozimi përfshin organizatat mbuluese të Hamasit, ato që burojnë nga Hamasi, si dhe organizatat dhe grupet që veprojnë sipas urdhrave ose në emër të tij. […] The post Qeveria e Zvicrës propozon ndalimin e Hamasit për pesë vjet appeared first on Albinfo.

Qeveria e Zvicrës propozon ndalimin e Hamasit për pesë vjet

Qeveria zvicerane ka paraqitur në Parlament propozimin e saj për ndalimin e grupit militant palestinez Hamas nga Zvicra për pesë vjet.

Ndalimi përfshin gjithashtu organizatat e lidhura me grupin islamik.

Propozimi përfshin organizatat mbuluese të Hamasit, ato që burojnë nga Hamasi, si dhe organizatat dhe grupet që veprojnë sipas urdhrave ose në emër të tij.

Ndalimi i një organizate ose grupi mund të apelohet në Gjykatën Administrative Federale, transmetoj swi, përcjell albinfo.ch.

Qeveria ka vendosur gjithashtu të mos miratojë një dispozitë të veçantë penale.

Kodi Penal tashmë dënon pjesëmarrjen dhe mbështetjen e organizatave kriminale dhe terroriste. Parashikohet dënim me burg deri në 20 vjet ose dënim me para./Albinfo.ch

 

The post Qeveria e Zvicrës propozon ndalimin e Hamasit për pesë vjet appeared first on Albinfo.