Fallxhorja nga Serbia mashtron tetovarin me 5.000 euro

Më datë 10.09.2024 në ora 15:00 në SPB Tetovë, 56-vjeçari, banues në një fshat të Tetovës, ka raportuar se është mashtruar nga G.N.  nga Republika e Serbisë për shumën prej The post Fallxhorja nga Serbia mashtron tetovarin me 5.000 euro appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Fallxhorja nga Serbia mashtron tetovarin me 5.000 euro

Më datë 10.09.2024 në ora 15:00 në SPB Tetovë, 56-vjeçari, banues në një fshat të Tetovës, ka raportuar se është mashtruar nga G.N.  nga Republika e Serbisë për shumën prej 5000 euro.  

Sipas raportit, ata janë njoftuar më datë 04.09.2024 përmes rrjeteve sociale, ndërsa G.N.  i kishte thënë se gjoja po rregullonte problemet familjare dhe martesore, gjatë së cilës diskutuan për problemet që kishte.  

Thuhet se ajo i kërkoi atij t’i dërgonte para dhe bizhuteri në mënyrë që ta ndihmonte, dhe ai ia dërgoi bizhuteri pas një shoferi autobusi.  

Më vonë ai ka kuptuar se bëhet fjalë për mashtrim, ka kërkuar shoferin, por nuk ka arritur të kontaktojë me të deri në momentin e raportimit. Po meren masat plr zbardhjen e rastit. Flaka

The post Fallxhorja nga Serbia mashtron tetovarin me 5.000 euro appeared first on Flaka, në çdo lajm... .