Arsovska ka shkarkuar edhe drejtorin e NP “Parkingu i Qytetit” Mihail Petrevski, ushtrues i ri detyre është Martin Gavrilovski

Kryetarja Danela Arsovska ka shkarkuar drejtorin e NP “Parkingi Qytetit” Mihail Petrevski. Siç thonë burime nga ndërmarrja për SDK.MK, Petrevski prej dje nuk është më u.d drejtor, ndërsa në vend të tij është emëruar Martin Gavrilovski, i cili është i punësuar në “Parkingun e Qytetit”, transmeton Portalb.mk. Petrevski, i cili u emërua në këtë pozitë […]

Arsovska ka shkarkuar edhe drejtorin e NP “Parkingu i Qytetit” Mihail Petrevski, ushtrues i ri detyre është Martin Gavrilovski
Danella Arsovska. Pamje nga livestream e Qytetit të Shkupit (FacebooK)

Kryetarja Danela Arsovska ka shkarkuar drejtorin e NP “Parkingi Qytetit” Mihail Petrevski. Siç thonë burime nga ndërmarrja për SDK.MK, Petrevski prej dje nuk është më u.d drejtor, ndërsa në vend të tij është emëruar Martin Gavrilovski, i cili është i punësuar në “Parkingun e Qytetit”, transmeton Portalb.mk.

Petrevski, i cili u emërua në këtë pozitë vitin e kaluar në prill, nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve telefonike të SDK.

Arsovska të hënën ka shkarkuar edhe drejtorin e “Ujësjellësi dhe Kanalizime” Viktor Pançevski, i cili është emëruar 6 muaj më parë.

Kryetarja Arsovska vazhdimisht ndryshon drejtorët e ndërmarrjeve publike. Deri më tani ka ndërruar mbi 39 drejtorë, në më pak se tre vite mandat.