Ridestinimi i mjeteve për magjistralen “Hasan Prishtina” në Vizbeg, Qeveria mohon akuzat e Frontit Europian

Fronti Europian akuzon Qeverinë dhe koalicionin VLEN se mjetet për magjistralen “Hasan Prishtina” në Vizbeg, do të rialokohen për të ndihmuar ndërmarrjen “Parqe dhe Gjelbërime” të Qytetit të Shkupit. Kjo The post Ridestinimi i mjeteve për magjistralen “Hasan Prishtina” në Vizbeg, Qeveria mohon akuzat e Frontit Europian appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ridestinimi i mjeteve për magjistralen “Hasan Prishtina” në Vizbeg, Qeveria mohon akuzat e Frontit Europian

Fronti Europian akuzon Qeverinë dhe koalicionin VLEN se mjetet për magjistralen “Hasan Prishtina” në Vizbeg, do të rialokohen për të ndihmuar ndërmarrjen “Parqe dhe Gjelbërime” të Qytetit të Shkupit. Kjo ofertë siç thotë deputeti Elmi Aziri, është shpalosur gjatë takimit mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Për BDI-në është e papranueshme që problemet e qytetit të Shkupit, siç thonë, të zgjidhen në kurriz të shqiptarëve. Akuzojnë koalicionin VLEN pse nuk reagojnë. Po Qeveria dhe VLEN mohojnë.

Nga Qeveria thonë se gjatë takimit Mickoskit-Arsovskës fare nuk është shtruar kjo temë, ndërsa VLEN siguron se rruga për në Kosovë do të ndërtohet dhe është pjesë e programit të Qeverisë.

Por me Qeverinë dhe me VLEN nuk korrespdon përgjigja e Qytetit të Shkupit. Të pyetur nga TV21 nga kabineti i Arsovksës konfirmojnë pohimet e opozitës shqiptare, me një ndryshim të vogël, se nuk bëhet fjalë për ndërmarjen “Parqe dhe Gjelbërime” por për NQP Shkup.

Akuzojnë se Qeveria po mashtron qytetarët duke paguar borxhin ndaj NQP-së me mjetet që ishin destinuar për magjistralen “Hasan Prishtina”.

Përndryshe magjistralja “Hasan Prishtina”, e që më parë quhej “Jadranska”, hasi në pengesa të shumta në tentimet për zgjerimin dhe rehabilitimin e saj. Gjatë pranverës së vitit të kaluar, Inspektorati për Urbanizëm dhe komuna e Butelit konstatuan një numër të madh të objekteve pa leje dhe tokave të uzurpuara. Tash pas mbi një viti, largimin e gardhit e ka bërë vetëm një person, ndërsa objektet tjera nuk kanë lëvizur fare.

The post Ridestinimi i mjeteve për magjistralen “Hasan Prishtina” në Vizbeg, Qeveria mohon akuzat e Frontit Europian appeared first on Flaka, në çdo lajm... .