Selës apo Taravarit, kujt do t’i takojnë vulat e ASH-së?

Gjykata e Apelit ende nuk ka vendosur në lidhje me çështjen e konfirmimit se kush mbetet kryetar legjitim i Aleancës për Shqiptarët. Deputetja Ilire Dauti reagon lidhur me këtë përmes The post Selës apo Taravarit, kujt do t’i takojnë vulat e ASH-së? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Selës apo Taravarit, kujt do t’i takojnë vulat e ASH-së?

Gjykata e Apelit ende nuk ka vendosur në lidhje me çështjen e konfirmimit se kush mbetet kryetar legjitim i Aleancës për Shqiptarët. Deputetja Ilire Dauti reagon lidhur me këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ajo thotë se Gjykata Themelore Tetovë para 5 muajsh vendosi që kryetar legjitim i Aleancës për Shqiptarët është Ziadin Sela, të cilit i takojnë edhe vulat e subjektit politik. Ndërsa shton se “uzurpuesi” e ankimoi vendimin dhe siç thotë ajo, nga atëherë e sot nuk ka një vendim nga Gjykata e Apelit.

Ajo thotë se pse po ndodhë kjo vonesë si dhe shton se kjo pritje për drejtësi për anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët bëhet edhe më e rëndë kur emri i subjektit i ndërtuar me gjak e me shumë mund, ose nuk përdoret fare nga ai ose sipas saj, përdoret për të shitur e shtypur shqiptarët.

Ilire Dauti, deputete

Shtrohet pyetja, pse kjo vonesë dhe në çfarë shpreson uzurpuesi, kur dëshmitë e paraqitura nga të dy palët kishin mjaftuar për të konstatuar që Aleanca për Shqiptarët i takon themeluesit të saj, z.Ziadin Selës.Më qartas se vota unanime e delegatëve të Kongresit e dëshmuar me nënshkrime përpara gjykatës, që është edhe organi me i lartë i ASH së, as sot nuk ka”.

Në ndërkohë nga kreu i Arben Taravarit në Aleancën për Shqiptarët deklarojnë për TV Shenja lidhur me këtë çështje se ky është një shembull klasik i presionit ndaj gjyqësorit dhe një sulm politik ndaj një autoriteti të tretë, i cili sipas definicionit duhet të jetë i pavarur në dhënien e drejtësisë.

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit

Zijadin Sela dhe Ali Ahmeti ende jetojnë në filmin kur diktonin vendime gjyqesh nga pozita e pushtetit. Aleanca për Shqiptarët është një ideologji politike që duhet t’i japë një të ardhme të sigurt popullit tonë, jo thjesht një vulë që të keqpërdoret për të mbrojtur krimin e BDI-së dhe të jetë satelit i Reçicës së Vogël”.

Rikujtojmë që më 1 prill 2024 u mor vendimi i Gjykatës Themelore Tetovë nga ku u pranua kërkesa për regjistrim të ndryshimeve në partinë politike Aleanca për Shqiptarët me seli në Tetovë dhe Kërkesa për ndryshimin e statusit të partisë. Ku në vendimin e tyre u evidentua ndryshimi rreth pozitës së kryetarit ku në të ardhmen për kryetar të partisë,sipas Gjykatës Themelore Tetovë, njihet Ziadin Sela, në vend të Arben Taravarit.

The post Selës apo Taravarit, kujt do t’i takojnë vulat e ASH-së? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .