Fronti Evropian akuzoi se Ligji për mbrojtje shëndetësore u soll vetëm gjuhën maqedonase, pushteti e demanton

Fronti Evropian akuzoi se propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore është sjellë në Kuvendin e RMV-së vetëm në gjuhën maqedonase nga ana e Qeverisë, konkretisht ministrit për shëndetësi, Arben Taravari, thonë nga Fronti Evropian. Mirëpo këtë e ka demantuar deputetja e VLEN-it Sarand Imeri Stafai, transmeton Portalb.mk. “Kjo shkelje, në vend që të […]

Fronti Evropian akuzoi se Ligji për mbrojtje shëndetësore u soll vetëm gjuhën maqedonase, pushteti e demanton
Fronti Evropian. Fotografi nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Fronti Evropian akuzoi se propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore është sjellë në Kuvendin e RMV-së vetëm në gjuhën maqedonase nga ana e Qeverisë, konkretisht ministrit për shëndetësi, Arben Taravari, thonë nga Fronti Evropian. Mirëpo këtë e ka demantuar deputetja e VLEN-it Sarand Imeri Stafai, transmeton Portalb.mk.

“Kjo shkelje, në vend që të kundërshtohej nga Kryetari i Kuvendit, u miratua me faktin që neve deputetëve shqiptarë na është dorëzua Ligji vetëm në gjuhën maqedone dhe është përkthyer pjesërisht në gjuhën shqipe. Reaguam ashpër ndaj kësaj shkelje të ligjit dhe në shenjë proteste kërkuam një orë pauzë nga kryetarja e komisionit për shëndetësi, e cila është nga rradhët e VMRO-së, e mbështetur nga VLEN-i dhe deputeti i Levicës, dhe nga komisioni ligjvënës, një e drejtë elementare që na u mohua”, thonë nga Fronti.

Ndërsa deputetja Stafai ka deklaruar se përara se deputeti Ilir Hasani të dalë ë pres konference, është mirë të kontrolloje faqen e Kuvendit.

” Deputeti Ilir Hasani para se te del ne pres konference per gjoja se propozim ligji per ndryshimin e ligjit per mbrojtje shendetsore eshte vetem ne gjuhen maqedone,eshte mire te kontrolloje faqen e Kuvendit njerhere e pastaj te reagoje.! Poshtë e keni propozim ligjin ne gjuhen shqipe ku çdo qytetar mund te kete qasje ne web faqen e Parlamentit. Mos u mirrni me shpifje!”, shkruan Stafai.

Ata nënvizojnë se nuk do të lejojnë që “përbuzja dhe përdhosja e gjuhës shqipe, në institucionin ligjvënës prej ku buron e drejta, të hapë rrugën e mosrespektimit dhe diskriminimit të shqiptarëve në të gjitha nivelet e shoqërisë”.”Pas shkarkimit omediat të të gjithë drejtorëve shqiptarë në QKU sipas tempos së diktuar të VMRO-së, sot me të njejtën tempo vazhdohet me kauzën e deshqiptarizimit të QKU-së përmes ndryshimit të ligjit për Mbrojtje shëndetësore të shkarkojnë edhe ata mohikanë të fundit që mbronin pacientët dhe mjekët shqiptarë ne QKU. Nuk latë ditë pa mos i poshtëruar shqiptarët, e sot me 1 ligj dy here. Një herë me mos-respektimin e gjuhës shqipe, dhe e dyta me largimin e drejtorëve organizativ shqiptarë“, thonë nga Fronti Evropian.

Fronti Evropian reagoi edhe lidhur me mungesën e shqiptarëve në delegacionin që shkoi në Samitin e NATO-s.

“Me BDI-në në Qeveri, Republikën e Maqedonisë së Veriut jo vetëm në samitet ndërkombëtare të NATO-s dhe të tjera, por edhe në institucionet më të larta të SHBA-ve e përfaqësonin kryeministri shqiptar, zëvendëskryeministri i parë e ministrat shqiptarë. Ndërsa sot, për herë të parë vendin tonë e përfaqëson një delegacion monoetnik në Samitin e NATO-s në Washington, SHBA. Delegacioni monoetnik nga Qeveria monoetnike është një dëshmi shtesë se vazalët e VLEN-it i shumëzon me zero si pasojë e mungesës së legjitimitetit zgjedhor dhe etnik. Sot, në delegacionin e RMV-së në Samitin e NATO-s nuk ka vend as për zëvendëskryeministrin “xhentëllmen” e lëre më ndonjë ministër.Prezenca simbolike e deputetëve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe jo në punimet e samitit, nuk e mbulon turpin e shkeljes me dy këmbë të rolit dhe dinjitetit të shqiptarëve si popull shtetformues në vend”, thuhen në reagim.