Familja shqiptare detyrohet nga serbët të largohet nga plazhi në Budva 

Një familje shqiptare ka qenë e detyruar të largohet nga pushimet në bregdetin e Malit të Zi pas provokimeve të vazhdueshme nga një grup pushuesish serbë. Provokimet filluan kur serbët e identifikuan familjen shqiptare për shkak të një peshqiri me simbolet e flamurit shqiptar dhe nisën të bëjnë komente të papërshtatshme. Në rrjetet sociale janë […] The post Familja shqiptare detyrohet nga serbët të largohet nga plazhi në Budva  appeared first on Albinfo.

Familja shqiptare detyrohet nga serbët të largohet nga plazhi në Budva 

Një familje shqiptare ka qenë e detyruar të largohet nga pushimet në bregdetin e Malit të Zi pas provokimeve të vazhdueshme nga një grup pushuesish serbë.

Provokimet filluan kur serbët e identifikuan familjen shqiptare për shkak të një peshqiri me simbolet e flamurit shqiptar dhe nisën të bëjnë komente të papërshtatshme.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje që tregojnë pushuesit serbë duke kënduar këngë antishqiptare dhe duke varur një peshqir me flamurin e Serbisë në çadrën e tyre, duke e përdorur këtë si një mënyrë provokimi ndaj familjes shqiptare.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, familja shqiptare është detyruar të largohet nga plazhi. Ndërkohë, grupi serb ka filmuar largimin e familjes dhe ka shpërndarë këto pamje në rrjetet sociale, duke e konsideruar këtë si një “fitore” për dëbimin e tyre nga plazhi.

 

The post Familja shqiptare detyrohet nga serbët të largohet nga plazhi në Budva  appeared first on Albinfo.