Fillon edhe pak ditë – Sunny Hill Festival bën thirrje për vullnetarë

Kanë mbetur edhe pak ditë që nga nisja e festivalit më të madh në Kosovë, “Sunny Hill”. Një nga ngjarjet më të mëdha kulturo-artistike në vend që çdo vit ka mbledhur emrat më të njohur ndërkombëtar, por edhe ata vendor do të mbahet edhe këtë vit. Teksa ka mbetur kohë e shkurtër deri tek ky…

Fillon edhe pak ditë – Sunny Hill Festival bën thirrje për vullnetarë

Kanë mbetur edhe pak ditë që nga nisja e festivalit më të madh në Kosovë, “Sunny Hill”.

Një nga ngjarjet më të mëdha kulturo-artistike në vend që çdo vit ka mbledhur emrat më të njohur ndërkombëtar, por edhe ata vendor do të mbahet edhe këtë vit.

Teksa ka mbetur kohë e shkurtër deri tek ky festival, në rrjetin social Instagram është bërë e ditur se ka ca ditë është hapur thirrja për vullnetarë.

“Bëhu vullnetar në Festivalin Sunny Hill 2024 – krijo momente të paharrueshme”, thuhet në njoftim.

Festivali këtë vit do të mbahet më 25, 26, 27 dhe 28 korrik në një lokacion të ri, Bernicë.

Së fundmi u konfirmua edhe pjesëmarrja e artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexhës.

Veç kësaj, emra të tjerë të famshëm përfshijnë: DJ Snake, Burna Boy, Stormzy, Black Coffe, Regard etj./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/sunnyhillfestival/