Bebe Rexha, këngëtarja e radhës e cila pritet të performojë në Sunny Hill Festival

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shprehur entuziazmin e saj për pjesëmarrjen në Synny Hill Festival. Ajo do të marrë pjesë në Festivalin Synny Hill që do të mbahet në Prishtinë, duke u bërë kështu një nga yjet e radhës që do të performojë në këtë ngjarje të rëndësishme muzikore. Njoftimi zyrtar është…

Bebe Rexha, këngëtarja e radhës e cila pritet të performojë në Sunny Hill Festival

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shprehur entuziazmin e saj për pjesëmarrjen në Synny Hill Festival.

Ajo do të marrë pjesë në Festivalin Synny Hill që do të mbahet në Prishtinë, duke u bërë kështu një nga yjet e radhës që do të performojë në këtë ngjarje të rëndësishme muzikore.

Njoftimi zyrtar është bërë nga faqja e festivalit, të cilët i kanë shprehur mirëseardhje këngëtares shqiptare.

Ky festival, i njohur për mbledhjen e emrave të mëdhenj të muzikës, po përgatitet për një edicion magjepsës.

Reagime pozitive ka pasur nga fansat të cilët duket se presin me padurim performancën e Bebes në Sunny Hill Festival.

Bebe e cila njihet për arritjet e saj kulmore në botë do të vi në Kosovë për të sjellë energjinë e saj si asnjëherë më parë.

Ndryshe për këtë ka reaguar edhe vetë këngëtarja e cila ka thënë se “Kosovë po vi për ty”.

Duket se edhe vet Bebe është e gëzuar që do të jetë pjesë e këtij festivali në Kosovë. /Lajmi.net/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)