Qendra klinike në Shkup së shpejti do të ketë drejtorin e vetëm, paralajmëroi Taravari

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot paralajmëroi se së shpejti do të ketë një drejtor në të gjithë Qendrën klinike, si dhe se disa spitale do të bashkohen me shtëpitë e shëndetit, raporton MIA. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të mikroskopit të ri në Klinikën Okuliste shtetërore, Taravari përkujtoi se kur […]

Qendra klinike në Shkup së shpejti do të ketë drejtorin e vetëm, paralajmëroi Taravari
Arben Taravari dhe Agim Berisha. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot paralajmëroi se së shpejti do të ketë një drejtor në të gjithë Qendrën klinike, si dhe se disa spitale do të bashkohen me shtëpitë e shëndetit, raporton MIA.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të mikroskopit të ri në Klinikën Okuliste shtetërore, Taravari përkujtoi se kur ka qenë ministër i Shëndetësisë në vitin 2017 ka shkarkuar  rreth 30 drejtorë ekonomikë. Të pashkarkuar kanë mbetur edhe 10 deri në 15.

Sipas Taravarit, ka analizë të qartë sa para kanë kushtuar këshilltarët e vjetër, të cilët paraprakisht kanë qenë drejtorë ekonomikë.

“Një drejtor ka marrë përafërsisht një rrogë rreth 1.500 euro, kështu që bëni llogaritë. Por së shpejti do të jetë një drejtor i gjithë Qendrës klinike dhe disa spitale do të bashkohen me qendrat shëndetësore. Mendoj se shuma është e konsiderueshme dhe me ato para, nëse e merr dikush që mund të jetë përgjegjës në administrimin e Klinikës, jo drejtor, do të paguanim për më shumë investime në shëndetësi, pajisje të reja, ndërtesa të reja, renovim të klinikave dhe institucioneve publike shëndetësore.. Ky ishte qëllimi, nuk është më ai synim. Dhe në vitin 2017, kur isha ministër i Shëndetësisë, me siguri kam shkarkuar rreth 30 drejtorë, 10 – 15 kanë mbetur të pashkarikuar”, theksoi Taravari. 

Në muajin maj të vitit 2023,  ish-ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti kishte deklaruar që prej janarit të vitit 2024 Qendra Klinike e Shkupit “Nënë Tereza” do të funksionojë me një drejtor të përgjithshëm. Ai në një deklaratë për media theksoi se kjo do të thotë se do të shfuqizohet posti i drejtorëve organizativ, gjegjësisht ekonomik.

Kjo nismë ishte premtuar edhe nga përbërja e re qeveritare VMRO-VLEN.