Të shtënat me armë pranë Trump, 58 vjeçari i arrestuar përballet me dy akuza federale

58-vjeçari Ryan Routh, i dyshuar për një atentat të mundshëm ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump, përballet me dy akuza federale: posedim të një arme zjarri nga një kriminel i dënuar dhe posedim të një arme zjarri me një numër serial të fshirë, sipas asaj që raportojnë mediat amerikane. Zyrtarët thanë se ai mund të [...]Read More...

Të shtënat me armë pranë Trump, 58 vjeçari i arrestuar përballet me dy akuza federale

58-vjeçari Ryan Routh, i dyshuar për një atentat të mundshëm ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump, përballet me dy akuza federale: posedim të një arme zjarri nga një kriminel i dënuar dhe posedim të një arme zjarri me një numër serial të fshirë, sipas asaj që raportojnë mediat amerikane.

Zyrtarët thanë se ai mund të përballet me gjithsej 20 vjet burg, deri në 15 vjet nëse dënohet për akuzën e parë dhe 5 vjet të mundshme për akuzën e dytë.

58-vjeçari doli këtë të hënë para një gjykate në Florida në lidhje me ngjarjen e raportuar një ditë më parë, ku pati disa të shtëna me armë zjarri pranë vendit ku Trump po luante golf. Akuza shtesë dhe më të rënda janë të mundshme të ngrihen nga prokurorët ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë./abcnews.al