Osmani priti ministren gjermane për Evropën, Anna Lührmann, flasin për bashkëpunim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann. Në takim u diskutua për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, si dhe mbështetjen gjermane për integrimin euroatlantik. Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e heqjes së masave […] The post Osmani priti ministren gjermane për Evropën, Anna Lührmann, flasin për bashkëpunim appeared first on Albinfo.

Osmani priti ministren gjermane për Evropën, Anna Lührmann, flasin për bashkëpunim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann.

Në takim u diskutua për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, si dhe mbështetjen gjermane për integrimin euroatlantik.

Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat padrejtësisht po prekin më së shumti qytetarët e vendit. Po ashtu, në takim u diskutua edhe për Procesin e Berlinit, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dala nga ky proces.

Presidentja Osmani, në prag të lansimit zyrtar të Qendrës Rajonale për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka shprehur rendësinë e rritjes së partneritetit me Gjermaninë për iniciativa të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim avancimin tutje të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

 

The post Osmani priti ministren gjermane për Evropën, Anna Lührmann, flasin për bashkëpunim appeared first on Albinfo.