Kampionati Ballkanik në Sarajevë: Xhudistët e Kosovës marrin pesë medalje
Në Kampionatin Ballkanik të Sarajevës, ekipi i Kosovës në xhudo sot ka garuar në Kampionatin Ballkanik për seniorë. Federata e Xhudos së Kosovës, ka njoftuar se në ndeshjet e sotme, garuesit kanë arritur dy medalje të arta, dy të argjendta, një të bronztë dhe një vend të 5-të. “Garuesit tonë sot zhvilluan ndeshje të bukura […] The post Kampionati Ballkanik në Sarajevë: Xhudistët e Kosovës marrin pesë medalje appeared first on Albinfo.
Në Kampionatin Ballkanik të Sarajevës, ekipi i Kosovës në xhudo sot ka garuar në Kampionatin Ballkanik për seniorë.
Federata e Xhudos së Kosovës, ka njoftuar se në ndeshjet e sotme, garuesit kanë arritur dy medalje të arta, dy të argjendta, një të bronztë dhe një vend të 5-të.
“Garuesit tonë sot zhvilluan ndeshje të bukura e atraktive ku arritën rezultate edhe në këtë Kampionat Ballkanik”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Rezultatet e xhudistëve nga Kosova:
Flaka Loxha (-57 kg) e artë;
Dëbora Gjakova (-63 kg) e artë;
Erza Muminoviq (-52 kg) e argjendtë;
Dardan Cena (-73 kg) i argjendtë;
Muhamedin Veseli (-66 kg) i bronztë;
Anes Veseli (-81 kg) vendi i 5-të.
Loris Sharapolli (-81 kg) mbeti pa plasman – fitoi dy ndeshje dhe pësoi dy humbje.
Dion Sharapolli (-73 kg) poashtu mbeti pa plasman – fitoi një ndeshje kurse humb dy të tjera.
The post Kampionati Ballkanik në Sarajevë: Xhudistët e Kosovës marrin pesë medalje appeared first on Albinfo.