“Fitoreeeee”, Memli Krasniqi reagon pasi Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë olimpike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shkruar për xhudisten Laura Fazliu, e cila ka fituar medaljen e bronztë. Ai ka thënë se sot është përsëri momenti për t’i thënë faleminderit Driton Kukës, Majlinda Kelmendit. “Fitoreeeee! Laura Fazliu ia solli Kosovës medaljen e vetme olimpike e cila i mungonte: të bronztën. Medalja e pestë […]

“Fitoreeeee”, Memli Krasniqi reagon pasi Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë olimpike
“fitoreeeee”,-memli-krasniqi-reagon-pasi-laura-fazliu-fitoi-medaljen-e-bronzte-olimpike

“fitoreeeee”,-memli-krasniqi-reagon-pasi-laura-fazliu-fitoi-medaljen-e-bronzte-olimpike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shkruar për xhudisten Laura Fazliu, e cila ka fituar medaljen e bronztë.

Ai ka thënë se sot është përsëri momenti për t’i thënë faleminderit Driton Kukës, Majlinda Kelmendit.

“Fitoreeeee! Laura Fazliu ia solli Kosovës medaljen e vetme olimpike e cila i mungonte: të bronztën. Medalja e pestë Olimpike për Kosovën, për xhudon tonë, në vetëm tri olimpiada”.

“Sot është përsëri momenti për t’i thënë faleminderit Driton Kukës, Majlinda Kelmendit dhe të gjithë ekipit dhe xhudistëve tanë të jashtëzakonshëm. Jam krenar me secilin prej jush dhe shumë me fat që bashkë kemi punuar që këto medalje të bartin flamurin e Kosovës. Faleminderit nga zemra edhe për një kampanjë fantastike në Lojërat Olimpike. Ju lumtë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.