Rizvanolli në Greqi: Lëndët e para si litiumi, nuk duhet të sigurohen duke forcuar regjime autokratike e destabilizuese

Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Forumin e Energjisë së Evropës Juglindore (SEEF 2024), që po mbahet në Selanik të Greqisë. Bëhet e ditur se ajo ishte pjesë e panelit ministror “Bashkëpunimi energjetik në Evropën Juglindore dhe rajoni i Mesdheut Lindor: Një kthim për sigurinë e […]

Rizvanolli në Greqi: Lëndët e para si litiumi, nuk duhet të sigurohen duke forcuar regjime autokratike e destabilizuese
rizvanolli-ne-greqi:-lendet-e-para-si-litiumi,-nuk-duhet-te-sigurohen-duke-forcuar-regjime-autokratike-e-destabilizuese

rizvanolli-ne-greqi:-lendet-e-para-si-litiumi,-nuk-duhet-te-sigurohen-duke-forcuar-regjime-autokratike-e-destabilizuese

Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Forumin e Energjisë së Evropës Juglindore (SEEF 2024), që po mbahet në Selanik të Greqisë.

Bëhet e ditur se ajo ishte pjesë e panelit ministror “Bashkëpunimi energjetik në Evropën Juglindore dhe rajoni i Mesdheut Lindor: Një kthim për sigurinë e energjisë në BE”, ku së bashku me homologët e saj nga Greqia, Theodore Skylakakis, Maqedonia e Veriut, Sanja Bozhinovska, atë të Bullgarisë, Vladimir Malinov dhe ministrin rumun, Sebastian Burduja, kanë diskutuar për bashkëpunimin energjetik në rajon.

Me këtë rast, mes tjerash, Rizvanolli ka theksuar se lëndët e para si litiumi, nuk mund të sigurohen duke forcuar regjime autokratike me tendenca për destabilizimin e rajonit.

Po ashtu, ajo ka vlerësuar se bashkëpunimi me partnerë me të cilët i ndajmë vlerat është tejet i rëndësishëm për sigurinë e energjisë të rajonit.