Afro 6 mijë patentë – shoferë ilegale serbe të konvertuara në RKS

5 mijë e 982 qytetarë serbë, kryesisht nga katër komunat veriore tashmë i kanë konvertuar patentë-shoferët ilegalë nga ato të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. Kështu bëri të ditur zëvendësdrejtori i policisë rajonin e veriut, Veton Elshani. “Leposaviq 1824, Mitrovicë Veriore 1449, Zubin Potok 908, Zveçan 1099”, bëri të ditur ai […]

Afro 6 mijë patentë – shoferë ilegale serbe të konvertuara në RKS
afro-6-mije-patente-–-shofere-ilegale-serbe-te-konvertuara-ne-rks

afro-6-mije-patente-–-shofere-ilegale-serbe-te-konvertuara-ne-rks

5 mijë e 982 qytetarë serbë, kryesisht nga katër komunat veriore tashmë i kanë konvertuar patentë-shoferët ilegalë nga ato të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Kështu bëri të ditur zëvendësdrejtori i policisë rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Leposaviq 1824, Mitrovicë Veriore 1449, Zubin Potok 908, Zveçan 1099”, bëri të ditur ai për Klankosova.tv

Elshani publikoi statistikat për të gjitha komunat.

Procesi i konvertimit ka nisur nga 10 maji ka zgjatur deri më 9 gusht.

Por, ky afat u kërkua të zgjatet edhe për 10 ditë.

Gjatë ditës së djeshme, Veton Elshani deklaroi se pas këtij afati do të ketë gjoba