Abdixhiku priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka pritur në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z.Jonathan Hargreaves.  Gjatë këtij takimi, Abdixhiku thotë se e ka njoftuar ambasadorin për përgaditjet e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton Front Online. “E njoftova ambasadorin mbi përgatitjet tona për zgjedhjet e 9 shkurtit, […]

Abdixhiku priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për zgjedhjet e 9 shkurtit
abdixhiku-priti-ne-takim-ambasadorin-e-mbreterise-se-bashkuar,-diskutuan-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit

abdixhiku-priti-ne-takim-ambasadorin-e-mbreterise-se-bashkuar,-diskutuan-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka pritur në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z.Jonathan Hargreaves. 

Gjatë këtij takimi, Abdixhiku thotë se e ka njoftuar ambasadorin për përgaditjet e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton Front Online.

“E njoftova ambasadorin mbi përgatitjet tona për zgjedhjet e 9 shkurtit, programin tonë politik ‘Rruga e Re’ dhe fokusin tonë elektoral në politika zhvillimore e projekte që kanë rëndësi e peshë njëmend për qytetarët në vend”, ka shkruar Abdixhiku.
Tutje ai ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet aleat i ngushtë në zhvillimin demokratik të Kosovës.

“Ambasadorit po ashtu i theksova rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të Kosovës; në veçanti në përballje me kundërshtarët e shtetësisë sonë. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet aleat i ngushtë i yni në këtë drejtim. Për këtë, ne dhe populli i Kosovës mbesin mirënjohës përherë”, ka deklaruar tutje Abdixhiku./Front Online/

Postimi i plotë: