Përpjekjet e fundit të Lajçakut në dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka nisur sot një vizitë në Kosovë. Kjo vizitë, siç e ka theksuar vetë Lajçak javën e kaluar, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë Kjo vizitë e Miroslav Lajçak, përfaqësues i Bashkimi Evropian për dialogun mes […]

Përpjekjet e fundit të Lajçakut në dialogun Kosovë-Serbi
perpjekjet-e-fundit-te-lajcakut-ne-dialogun-kosove-serbi

perpjekjet-e-fundit-te-lajcakut-ne-dialogun-kosove-serbi

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka nisur sot një vizitë në Kosovë.

Kjo vizitë, siç e ka theksuar vetë Lajçak javën e kaluar, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Kjo vizitë e Miroslav Lajçak, përfaqësues i Bashkimi Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka tërhequr vëmendjen e njohësve të politikës  dhe deputetëve në Kosovë.

Fidan Ukaj: Miroslav Lajçak e ka shtënë procesin dialogues në qorrsokak

Fidan Ukaj, njohës i çështjeve të politikës, është deklaruar  për Front Online  mbi vizitën e Miroslav Lajçak në Kosovë.

Ukaj e sheh këtë vizitë si një mundësi për Lajçak të justifikojë angazhimin e tij dhe pagesën që merr nga Bashkimi Evropian për rolin e tij si përfaqësues i BE-së. Ai ka vlerësuar se gjatë katër viteve të fundit, Lajçak ka qenë vetëm një ndërmjetësues dhe ndihmues në procesin e dialogut, por nuk ka arritur të përparojë ndjeshëm dhe e ka dërguar dialogun në një qorrsokak.

“Vizita  e Miroslav Lajcak në këtë kohë më shumë  e shoh si një lloj arsyetimi i angazhimit të tij apo pagesës që ai e merr nga ana e Bashkimi Evropian për punën që ai i ka dhënë besimin për ta kryer e që mendoj se nuk e  ka kryer punën e tij sepse përgjatë këtyre 4 viteve vetëm facilitim  dhe ndihmimin për çështjen dialogut nuk ka bërë , ai e ka shtënë procesin dialogues në qorr sokak”, tha Ukaj

Ukaj ka theksuar se vizita e Lajçak vjen në një kohë të ndjeshme kur SHBA-të janë në proces zgjedhor dhe kur Kosova është në muaj të dinamikë të zgjedhjeve.

Po ashtu, Bashkimi Evropian nuk është i konsoliduar plotësisht dhe nuk ka emëruar ende një facilitator ndërkombëtar të qëndrueshëm për Kosovën. Ai ka shprehur shqetësimin se mungesa e presionit ndërkombëtar mund të çojë në një vizitë që nuk do të sjellë rezultate konkrete. Ukaj ka krahasuar vizitën e Lajçak me sfilatën e ministrit të Kosovës, Xhelal Sveçla, duke theksuar se të dyja janë të ngjashme në aspekte të konsumit politik dhe fotografive që synojnë të justifikojnë veprimet e tyre përpara Bashkimi Evropian.

Ai ka vlerësuar se, si Sveçla ashtu edhe Lajçak, po përpiqen të demonstrojnë aktivitet dhe angazhim, por nuk pret rezultate të dukshme nga kjo vizitë.

“Ardhja në këtë momentum dhe në këtë kohë kur SHBA-të janë në proces zgjedhor, po ashtu Kosova është në muajt dinamikë të zgjedhjeve , Bashkimi Europian akoma nuk është i konsoliduar tërësisht në institucionin e vet dhe caktimin e facilizuesit nërkombëtarë  .

E sfilata e tij nëpër urën e Mitrovicës më kujtoi silfatën e ministrit Sveçla dhe të tjerëve.Ministri Sveçla për Konsum politik e Lajçak për disa fotografi që ti arsyetojë veprimet para Bashkimit Europian se isha poshtë tje e vizitova , po ashtu e pashë edhe urën megjithatë nuk pres që të ketë rfezultat nga kjo vizitë “, u shpreh Ukaj.

Kur Lajçak përmend koordinimin me aleatët, Ukaj beson se kjo nënkupton koordinim me komponentët e sigurisë.

“Sigurisht kur Lajçak thotë në koodinim me aleatë besoj se ka nënkuptuar në koordinim me komponentët e sigurisë sepse nëse flasim për aspektin e diskutimeve , kjo temë është trajtuar në Bruksel, ka marrë epilog”, përfundoi Ukaj.

Xhavit Haliti: Nuk mendoj se hapja e urës do të rrezikojë  paqen në veri

Xhavit Haliti  nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë për Front Online  se Lajçak vjen në Kosovë për të kryer detyrën e tij si përfaqësues i Bashkimit Evropian dhe për të kërkuar vazhdimin e dialogut.

Ai ka përmendur shembuj të suksesshëm të ndarjes të vendeve, si Çekia dhe Sllovakia, për të ilustruar se si ndarjet dhe zgjidhjet mund të arrihen nëpërmjet dialogut dhe negociatave pa ndodhur konflikte të mëdha. Haliti ka shprehur besimin se Kosova dhe Serbia duhet të mësojnë nga këto shembuj dhe të zgjidhin problemet e tyre në tavolinën e bisedimeve, ashtu siç janë bërë edhe në raste të tjera.

“Miroslav Lajçak vjen të kryejë detyrën e tij ,ai vjen si i dërguari i Bashkimit Evropian që të kërkojë vazhdimin e dialogut, Lajçak vjen nga një vend me përvojë të jashtëzakonshme edhe në procese të cilat i kemi ne me Serbinë e them këtë sepse Çekia me Sllovakinë janë shembuj për të gjithë botën se si janë ndarë në tavolinë , pa luftë , pa tensione të mëdha , gjithçka ka funksionuar në tavolinën e bisedimeve”, tha Haliti.

Ai ka theksuar se mbyllja e kufijve nuk është shqetësuese për ekonominë e Kosovës, pasi kjo e fundit ka rrugë të tjera për të siguruar lidhjet e saj ndërkombëtare, Në fakt, Haliti ka argumentuar se mbyllja e kufijve ndikon më shumë në ekonominë e Serbisë sesa në atë të Kosovës.

“Sa i përket mbylljes së kufijve unë nuk jam aspak i shqetësuar sepse Kosova nuk ka asnjë interes nga Kufijtë me Serbinë, ekonomia e Kosovës nuk është fare e rrezikuar nga kjo mbyllje e kufijve , ajo nuk është e bllokuar sepse Kosova ka dalje përmes shteteve tjera fqinje Mbyllja e kufijve e dëmton realisht ekonominë e Serbisë “,u shpreh Haliti.

Sa i përket hapjes së Urës së Ibrit, Haliti ka shprehur mendimin se kjo duhet të bëhet pa tensione dhe në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë. Ai ka kritikuar politizimin e çështjes nga qeveria e Kosovës, duke sugjeruar se është e nevojshme që dy kryetarët e komunave përkatëse të bisedojnë dhe të arrijnë një marrëveshje për hapjen e urës në mënyrë që të evitohen tensionet dhe të sigurohet një zgjidhje pa probleme.

‘’Sa i përket deklaratë së Lajçak se ua duhet te hapet por ne koordinim me aleate, por do ta quaja gabim politizimin kaq të madh që e ka bërë qeveria e Kosovës të kësaj ure , sepse është dashur të bëhen  bashkë dy kryetarët e Mitrovicës pa tension, të bisedonin të bënin një marrëveshje që ura e Ibrit  të jetë e qarkullueshme dhe po besoj që s’do të kishte asnjë problem, politizimi është bërë duke u përpjekur që qeveria të tregojë veten më të fortë se KFOR-i’’, tha Haliti.

 

 

Në përfundim, Haliti beson se hapja e Urës së Ibrit nuk do të rrezikojë paqen në veri dhe që ajo duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjet dhe koordinimin me ndërkombëtarët për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të gjitha palët e përfshira.

‘’Unë besoj se hapja e urën nuk do të rrezikon te paqen në veri , ajo është urë që ne ia dhamë statusin e një ure politike e cila gjoja paska një rëndësi strategjike për bisedimet dhe meqenëse ne e kem i bërë kaq të madhe atëherë duhet pritur që të bëhet marrëveshje me ndërkombëtarët ‘’, u shpreh Haliti.

 

Time Kadrijaj: Veprimet e pakoordinuara me aleatët tanë po e dëmtojnë  Kosovën

Në lidhjen me vizitën e Miroslav Lajçak për Front Online është deklaruar edhe Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila  ka shprehur shqetësime të thella për situatën aktuale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke akuzuar qeverinë e Kosovës për mungesë transparence dhe për ndalimin e procesit të dialogut.

Kadrijaj ka theksuar se vizita e Miroslav Lajçak, përfaqësues i Bashkimit Evropian, është një përpjekje tjetër për të rinisur dialogun, i cili është ndalur për shkak të politikave të papërshtatshme të qeverisë aktuale. Ajo ka theksuar se, sipas informacioneve të disponueshme, qeveria e Kosovës nuk ka bërë të qarta temat që do të diskutohen me emisarin Lajçak dhe se këtë mungesë transparence e ka bërë një trend të zakonshëm.

‘’Vizita  do të jetë një përpjekje tjetër e Bashkimi Europian  për diskutim për shkak se është stopuar dialogu ,kjo qeveri është një qeveri jo transparente, ne nuk  e dimë temat ë të cilat do të fokusohen dhe do të diskutojnë me emisarin mirëpo kjo farë pune   është bërë trend kohëve të fundit”, tha Kadrijaj për Front Online.

Kadrijaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për pranimin e draftit  të asocacionit që e konsideron si një nga marrëveshjet më të dëmshme për Kosovën, duke theksuar se ky draft është i pranuar në mënyrë të papërshtatshme dhe që mund të ketë pasoja të rënda për interesat e Kosovës. Sipas Kadrijaj, qeveria e Kurti ka zhvilluar një dialog që nuk ka pasur parime të qarta dhe ka injoruar kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

 

“Kryeministri Kurti e ka pranuar atë draftin e asosacionit që ne e konsiderojmë që është drafti më i keq i mundshëm, ai ka zhvilluar një dialog pa parime, ne  i kemi kërkuar që të respektohet kushtetuta, sovraniteti , integriteti territorial i Kosovës gjë që nuk e ka bërë”, u shpreh Kadrijaj.

Kadrijaj ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së koordinimit të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, duke përmendur se në luftë dhe në ndërtimin e shtetit, Kosova ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Quintit

Ajo ka paralajmëruar se veprimet e pakoordinuara të qeverisë aktuale mund të çojnë në masa shtesë dhe ndoshta në reagime të tjera që do të rrezikojnë më tej rrugën evropiane të Kosovës.

Kadrijaj ka përfunduar duke kërkuar që qeveria të ndalë praktikat e njëanshme dhe të kthehet në një qasje më të përgjegjshme dhe të mire koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe të dobishme për të gjitha palët e përfshira në dialog.

“Ne luftën e kemi bërë bashkë me aleatët ,shtetin e kemi bashkë me aleatët dhe ne nuk guxojmë një anshëm të veprojmë sepse është  në interesin  e  Kosovës , i kemi partnerë afatgjatë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe vendet e tjera të Quintit sepse pa përkrahjen e tyre rruga evropiane do të stopohet

Ne dimë që Kosova është e sanksionuar dhe me veprimet e tjera që nxit  ndonjë reagim ,që nxit konflikt të ri  po thuhet që do të kemi masa të tjera shtesë dhe veprimet e pakoordinuar me aleatët tanë po e dëmtojnë  Kosovën, kështu që duhet koordinuar me aleatë në veprim siç edhe ka thënë emisari për dialogun Miroslav Lajçak”, përfundoi Kadrijaj.