NATO reagon për aksionin policor në veri: Jemi shumë të zhgënjyer, u thyen premtimet

Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah është shprehur e zhgënjyer për aksionet e djeshme në veri të Kosovës, ku u mbyllën pesë institucione paralele ilegale. Ajo shprehet kështu, pasi sipas saj këto aksione nuk ishin në koordinim as me KFOR-in, e as me NATO-n “Shumë e zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të […]

NATO reagon për aksionin policor në veri: Jemi shumë të zhgënjyer, u thyen premtimet
nato-reagon-per-aksionin-policor-ne-veri:-jemi-shume-te-zhgenjyer,-u-thyen-premtimet

nato-reagon-per-aksionin-policor-ne-veri:-jemi-shume-te-zhgenjyer,-u-thyen-premtimet

Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah është shprehur e zhgënjyer për aksionet e djeshme në veri të Kosovës, ku u mbyllën pesë institucione paralele ilegale.

Ajo shprehet kështu, pasi sipas saj këto aksione nuk ishin në koordinim as me KFOR-in, e as me NATO-n

“Shumë e zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me NATO-n dhe KFOR-in pavarësisht premtimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet depërshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në dialogun e BE-së”, ka shkruar zëdhënësja në rrjetin social X.