Fitorja e parë e Donjetës në Olimpiadë, sjell krenari e gëzim në Kosovë

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka nisur mbarë garën e saj në Lojërat Olimpike “Parisi 24”. Ajo ka mundur boksieren nga Tajlanda, Thananya Somunek, në luftën e kategorisë deri në 60 kilogramë. “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se fitorja e Donjeta Sadikut në “Parisi 2024” është e rëndësishme për mbarë ekipin olimpik të […] The post Fitorja e parë e Donjetës në Olimpiadë, sjell krenari e gëzim në Kosovë appeared first on Albinfo.

Fitorja e parë e Donjetës në Olimpiadë, sjell krenari e gëzim në Kosovë

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka nisur mbarë garën e saj në Lojërat Olimpike “Parisi 24”. Ajo ka mundur boksieren nga Tajlanda, Thananya Somunek, në luftën e kategorisë deri në 60 kilogramë.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se fitorja e Donjeta Sadikut në “Parisi 2024” është e rëndësishme për mbarë ekipin olimpik të Kosovës.

Sonte Donjeta Sadiku, ndonëse boksoi me duar, me këmbë të mbarë ia nisi përballjeve në Olimpiadën ‘Parisi 2024’. Është pjesëmarrja e saj e dytë. Tash do të përqendrohem në xhudo, pastaj do të rikthehemi te Donjeta. Fitorja e saj është e rëndësishme jo vetëm për të, por për mbarë ekipin e Kosovës dhe njëkohësisht ishte e merituar, sepse dha më shumë goditje e më të sakta se kundërshtarja tajlandeze. Sonte jemi në ethe për Distrian nesër, së cilës i dëshirojmë suksese, ndërkohë besimin në suksesin e saj e kemi maksimal për shkak të përvojës me të dhe dëshirës së Kosovës dhe shqiptarë anembanë”, ka thënë Kurti.

Fitoren e Sadikut, presidentja Osmani e ka konsideruar si “moment krenarie për Kosovën”.

“Faleminderit Donjeta për këto emocione”, ka shkruar Osmani në Facebook.

The post Fitorja e parë e Donjetës në Olimpiadë, sjell krenari e gëzim në Kosovë appeared first on Albinfo.