Një alpinist i vdekur në Zermatt, një tjetër i lënduar rëndë
Dy alpinistë ranë rreth 300 metra poshtë malit Zumsteinspitze pranë Zermatt të premten. Njëri ka vdekur dhe tjetri është plagosur rëndë, raporton RTS. Dy alpinistët ishin duke u ngjitur në majën e malit Zumsteinspitze – i pesti më i lartë në Alpe. Sipas njoftimit të policisë, rënia ka ndodhur në një lartësi prej 4500 metrash për […] The post Një alpinist i vdekur në Zermatt, një tjetër i lënduar rëndë appeared first on Albinfo.
Dy alpinistë ranë rreth 300 metra poshtë malit Zumsteinspitze pranë Zermatt të premten. Njëri ka vdekur dhe tjetri është plagosur rëndë, raporton RTS.
Dy alpinistët ishin duke u ngjitur në majën e malit Zumsteinspitze – i pesti më i lartë në Alpe. Sipas njoftimit të policisë, rënia ka ndodhur në një lartësi prej 4500 metrash për arsye ende të panjohura.
Shërbimet e shpëtimit, të alarmuara nga një palë e tretë, ishin në gjendje të konfirmonin vetëm vdekjen e një personi. Personi i lënduar, një 30-vjeçar zviceran, u dërgua në spitalin e Bernës me helikopter, shkruan albinfo.ch.
Zyra e prokurorit publik ka nisur një hetim për aksidentin në bashkëpunim me policinë kantonale të Valais.
The post Një alpinist i vdekur në Zermatt, një tjetër i lënduar rëndë appeared first on Albinfo.