Fondi i Shëndetësisë do të mbulojë trajtimin e Leonid Indovit, i cili u soll nga Vjena në Shkup

Trajtimi i Leonid Indov në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” do të mbulohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, njoftojnë nga atje. Siç njoftoi FSSh, Qeveria javën e kaluar kërkoi ndryshimin e vendimit të mëparshëm të Fondit i cili refuzoi kërkesën për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit të Leonidit, me pretendimin se ka kushte […]

Fondi i Shëndetësisë do të mbulojë trajtimin e Leonid Indovit, i cili u soll nga Vjena në Shkup
Pacienti Leonid Indov me familjen e tij. Foto nga Klinika Zhan Mitrev

Trajtimi i Leonid Indov në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” do të mbulohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, njoftojnë nga atje. Siç njoftoi FSSh, Qeveria javën e kaluar kërkoi ndryshimin e vendimit të mëparshëm të Fondit i cili refuzoi kërkesën për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit të Leonidit, me pretendimin se ka kushte për trajtim në vend, pa specifikuar se ku është, transmeton Portalb.mk.

“FSSh, bazuar në rekomandimet e Austrisë dhe SPQ ‘8 Shtatori’, do të miratojë përdorimin e barnave të nevojshme për këtë lloj trajtimi. FSSh është një shërbim për qytetarët, për të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime shëndetësore. Ne po punojmë për të vendosur rregulla të qarta për të reduktuar mundësinë e parregullsive dhe abuzimeve. Për këtë jemi duke analizuar problemet e konstatuara në raportet e Entit Shtetëror të Auditimit, si dhe ankesat e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e FSSh-së.

Paraprakisht ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se trajtimi i të riut Leonid Indov në vendin tonë do të monitorohet, por do të vendoset në mënyrë shtesë se si. Ai konfirmoi se mëngjesin e sotëm ka nënshkruar për kthimin e Indovit në Shkup dhe se me vendim të Qeverisë gjithçka ka qenë e organizuar.

“Më tej do të shohim se cili do të jetë trajtimi. Edhe si Ministri e Shëndetësisë edhe si Qeveri do të angazhohemi plotësisht në raste të tilla”, tha Taravari.

Dje vonë pasdite, Leonid Indov është kthyer me medikopter (helikopter mjekësor) në Shkup pas trajtimit në Vjenë dhe ndodhet në SPQ “8 Shtatori”. Transporti është bërë me helikopterin e Ministrisë së Brendshme, i cili ka pajisje specifike mjekësore dhe në avion ka qenë edhe personeli mjekësor.

Kërkesa për kthimin pas me helikopter në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QMK) është bërë nga babai i Leonidit në datën 10 korrik, të cilës i është përgjigjur pozitivisht pas koordinimit mes ministrive të Brendshme dhe Shëndetësisë.

Indov u dërgua në Vjenë, Austri për trajtim më 6 shkurt dhe autoritetet mburreshin në atë kohë se ai ishte pacienti i parë nga vendi që u transportua me helikopter të Ministrisë së Brendshme.

Dy javë më vonë erdhi lajmi se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore e refuzoi kërkesën e familjes së Indovit, që ai të trajtohej në Vjenë, sepse një “trajtim i zgjatur spitalor” i tillë mund të bëhej edhe në institucionet shëndetësore në vend.

Ndërkohë në rrjetet sociale është shpërndarë një thirrje për qytetarët që të dhurojnë mjete në mënyrë që i riu Indov të vazhdojë trajtimin në Vjenë.

Verën e vitit 2023, Leonidi pësoi një aksident të rëndë gjatë kohës që ishte në një udhëtim në Greqi, ku lëndoi vertebrën e tretë, të katërt dhe të pestë. Ai u transportua menjëherë në Selanik, ku iu nënshtrua disa operacioneve të suksesshme, për të cilët u mblodhën mbi 200 mijë euro.