Zekolli-Shaqiri ndryshe nga bashkëpartiakët e VLEN-it: Gabim i rëndë dhe shkelje e protokolleve ndërkombëtare, t’i kërkohet falje presidentes Osmani

Jam thellësisht e shqetësuar dhe e zhgënjyer për incidentin që ndodhi në Aeroportin e Shkupit, ku Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, u ndalua nga autoritetet shtetërore. Ky veprim është The post Zekolli-Shaqiri ndryshe nga bashkëpartiakët e VLEN-it: Gabim i rëndë dhe shkelje e protokolleve ndërkombëtare, t’i kërkohet falje presidentes Osmani appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zekolli-Shaqiri ndryshe nga bashkëpartiakët e VLEN-it: Gabim i rëndë dhe shkelje e protokolleve ndërkombëtare, t’i kërkohet falje presidentes Osmani

Jam thellësisht e shqetësuar dhe e zhgënjyer për incidentin që ndodhi në Aeroportin e Shkupit, ku Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, u ndalua nga autoritetet shtetërore. Ky veprim është një gabim i rëndë dhe një shkelje e protokolleve ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Kështu e nis reagimin e saj zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, e cila ndryshe nga përfaqësuesit politik të VLEN-it, të cilët e quajnë “keqkuptim” incidentin e djeshëm në Aeroportin e Shkupit, ajo kërkon përgjegjësi nga autoritetet e Shkupit dhe kërkim-falje për presidenten Osmani.

Reagimi i plotë i zëvendësministres Zekolli-Shaqiri:

Jam thellësisht e shqetësuar dhe e zhgënjyer për incidentin që ndodhi në Aeroportin e Shkupit, ku Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, u ndalua nga autoritetet shtetërore. Ky veprim është një gabim i rëndë dhe një shkelje e protokolleve ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Është e papranueshme që një zyrtar i lartë i një shteti fqinj të trajtohet në mënyra si ajo e djeshmja. Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë ndërtuar një marrëdhënie të fortë dhe të bazuar në respektin e ndërsjellë. Incidente të tilla janë të papranueshme dhe të dëmshme për këto marrëdhënie.

I bëj thirrje autoriteteve përgjegjëse të zbardhin sa më parë rastin dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar që raste të tilla të mos përsëriten më. Gjithashtu, kërkoj që të bëhet një kërkim ndjese zyrtare ndaj Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës për këtë keqtrajtim.

Ne si Ministri e Transportit dhe Lidhjeve jemi të përkushtuar për të siguruar që të gjithë udhëtarët, veçanërisht zyrtarët e lartë të shteteve të tjera, të trajtohen me respektin dhe dinjitet. Do të punojmë ngushtë me të gjitha institucionet përkatëse për të garantuar që aeroportet tona të jenë vende të sigurta dhe mikpritëse për të gjithë.

Si ministri, do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme nëse identifikojmë parregullsi gjatë zbatimit të protokolleve nga ana e TAV, duke pasur parasysh që kompetencat e menaxhimit të kësaj kompanie janë nën juridiksionin tonë. Njëherazi, dënoj çdo akt që cenon integritetin dhe dinjitetin e femrës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët.

Kaltrina Zekolli Shaqiri
Zëvendësministre e Transportit dhe Lidhjeve

The post Zekolli-Shaqiri ndryshe nga bashkëpartiakët e VLEN-it: Gabim i rëndë dhe shkelje e protokolleve ndërkombëtare, t’i kërkohet falje presidentes Osmani appeared first on Flaka, në çdo lajm... .