Fotografi e rrallë e ditës së martesës të Ismail Kadare në ’63-në, i pranishëm edhe Dritëro Agolli

Besiana Kadare, e bija e Ismail Kadares, ka shpërndarë një fotografi të rrallë familjare kur i ndjeri ishte gjallë. Besiana në rrjetin social Facebook ka publikuar një fotografi të rrallë të prindërve të saj kur u martuan në vitin 1963. “Foto shume e rralle nga dasma e prinderve ne 1963“, ka shkruar Besiana. Ndërkaq në…

Fotografi e rrallë e ditës së martesës të Ismail Kadare në ’63-në, i pranishëm edhe Dritëro Agolli

Besiana Kadare, e bija e Ismail Kadares, ka shpërndarë një fotografi të rrallë familjare kur i ndjeri ishte gjallë.

Besiana në rrjetin social Facebook ka publikuar një fotografi të rrallë të prindërve të saj kur u martuan në vitin 1963.

“Foto shume e rralle nga dasma e prinderve ne 1963“, ka shkruar Besiana.

Ndërkaq në foto shihen edhe fytyra të njohura si Naum Prifti e Dritëro Agolli.

“Ne te majte dalloj Naum Priftin, ne te djathte, ne cep, Dritero Agollin. Mami me tregon qe babi vajti ta merrte ne Elbasan bashke me te gjithe shoket nga Lidhja e Shkrimtareve, me shkruani ne komente nese njihni njerez te tjere ne foto“, ka shkruar Besiana Kadare. /Lajmi.net/